LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS-së “shpërthen” ndaj Ilir Metës/Tradhtar, të ndarë në zgjedhje!

6 Prill 2017, 09:19, Aktualitet CNA

Një tjetër zë nga Partia Socialiste ka kërkuar ndarjen nga LSI, duke thënë që secila parti të dalë e vetme në zgjedhjet e qershorit.

Bëhet fjalë për deputetin socialist në Qarkun e Shkodrës, Namik Koplikun. Ky i fundit deklaroi se Ilir Meta ka tradhtuar elektoratin e majtë të 2013-ës me kërkesën e tij për qeveri besimi.

?PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet parlamentare. Ilir Meta me deklaratën e tij ka tradhtuar jo PS, por elektoratin e majtë të 2013-ës?, ka thënë Kopliku.

Ndërkohë, deputeti socialist ka thënë edhe më parë se PS mund t?i fitojë zgjedhjet dhe pa LSI-në.
Për sa i përket protestës së opozitës, deputeti socialist tha se është një bllokim me sebepe të kota.
Para tij, deputeti socialist, Vladimir Kosta, kërkoi që PS-LSI të hyjnë veçmas në zgjedhje./CityNews

Lajmet e fundit nga