LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet-Zhvillohet mbledhja e parë e KZAZ-ve/Çfarë u diskutua

5 Prill 2017, 18:27, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se deri tani u ngritën dhe u zhvilluan mbledhjet e para të 64 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor në të gjithë vendin, ndërkohë konstituimi i KZAZ-ve të tjera vijon dhe do të vijojë edhe gjatë ditës së nersërme.

Ky proces u zhvillua dhe po ecën normalisht, konform të gjithë procedurave ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

KQZ e ndoqi në dinamikë këtë moment të rëndësishëm të procesit zgjedhor të datës 18 qershor, përmes nëpunësve të Administratës së KQZ-së dhe Inspektorëve Rajonalë Zgjedhor, të cilët asistuan konstituimin dhe zhvillimin e mbledhjes së parë për çdo KZAZ.

Ndërkohë, KZAZ-të e qarkut të Tiranës do të konstituohen ditën e enjte, datë 6 prill.
KQZ i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe sekretarëve të emëruar mbi bazën e propozimeve të partive politike apo të emëruar kryesisht nga KQZ, që të jenë prezent në zyrat e KZAZ-ve ku janë të emëruar,
për të realizuar mbledhjen e parë të KZAZ-ve sipas procedurave të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, ditën e nesërme në orën 10.00, në zyrën e KZAZ-së, Kavajë, do të konstituohet Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 42, që do të administrojë procesin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë. Pas mbledhjes së parë sipas procedurave ligjore, për anëtarët dhe sekretarin e kësaj KZAZ-je, do të zhvillohet sesioni i trajnimit nga KQZ./CityNews

Lajmet e fundit nga