Connect with Us

Skandali në Fiks Fare/Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës nga varrezat

Aktualitet

Skandali në Fiks Fare/Varrmihësit zhdukin eshtrat e fëmijës nga varrezat

Publikuar

-

Në vendin ku ishte varrosur fëmija 1 vjeç 22 vite më parë, prehet dikush tjetër

22 vjet pas vdekjes së një fëmije një vjeç, dy prindër nga Kuçova po përjetojnë dhimbjen për humbjen e trupit të varrosur që në vitin 1994. Familja sot nuk ka se ku t’i vendosin lule, pasi pa dijeninë e tyre fëmija është zhvarrosur. Pllaka e tij e varrit është vendosur diku tjetër, ndërsa në vendvarrimin e tij tashmë prehet dikush tjetër.
Vladimir Çela, babai i fëmijës, pasi nuk mori zgjidhje nga policia, iu drejtua emisionit “Fiks Fare”. Gazetarët udhëtuan drejt Kuçovës, ku Vladimiri i shoqëroi në varrezat e qytetit. Ai tha se trupi i fëmijës është lëvizur nga vendvarrimi në muajin gusht 2016. Familjarët si zakonisht erdhën të vizitojnë varrin, por u shokuan nga çfarë konstatuan.

“Në muajin gusht erdha si zakonisht për të pastruar varrin, por pashë që varri ishtë lëvizur dhe pllaka me emrin e tim biri ishte vendosur në varrin ngjitur. Mësova se në vend të fëmijës tim prehej dikush tjetër. U alarmova, shkova denoncova në polici dhe ende nuk e di se ku prehet fëmija im. Firma e funeralit e ka zhvarrosur trupin e të voglit pa dijeninë time dhe nuk më kanë njofuar në as një moment, as para e as pas zhvarrosjes” shprehet z. Çela. Punonjësit e varrezave i kanë pohuar se eshtrat ë të ndjerit i kanë vendosur në varrin ngjitur, aty ku është edhe pllaka me emrin e djalit, Artan. Por Vladimiri ngre pikëpyetje nëse është apo jo i vërtetë ky fakt , pasi çdo gjë ka ndodhur në fshehtësi të plotë. Gazetarët iu drejtuan edhe varrmihësve për të kuptuar më qartë se çfarë kishte ndodhur. Një prej tyre, Ceno Qerosi, i cili pranon se ka bërë zhvarrosjen e fëmijës, pohon se ky gabim ka ndodhur në datën 10 gusht.
“Atë dite na thanë që do të kryhej një varrim dhe që e ndjera kishte kërkuar të vendosej në një vend me nipin. Punonjësit e firmës së funeralit erdhën e na thanë ku duhej të gërmonin, por më pas u kuptua që kishim hapur varrin e gabuar. Më vonë menaxheri i firmës më telefonon dhe vendos që t’u ndryshojmë vendin eshtrave të fëmijëve. Kjo u duk zgjidhja më e mirë pasi për të lëvizur trupin e sapovarrosur do të duhej leje nga prokuroria, ndaj u dha kjo zgjidhje” tregon z. Qerosi.

LEXO EDHE:  “Zyrat e shtetit kthen në kazino”/ Fiks-Fare publikon skandalin

Gazetarët iu drejtuan edhe menazherit të firmës së funeralit për vendimin e marrë, z. Zoje Bizhka. Menaxheri e sheh të gjithë situatën e krijuar si një gabim njerëzor dhe se është munduar t’i japi zgjidhjen më të mirë të mundshme. Pyetjes së gazetarëve se pse nuk ishin njoftuar familjarët apo autoritetet përkatëse , z.Bizhka iu përgjigj se ishte në pritje të qetësimit të situatës së krijuar dhe më pas do t’i njoftonte. Kurse përsa i përket punonjësit që bëri gabimin nuk është marrë as një masë, pasi aktualisht çështja është në prokurori. “Por jemi gati që shpenzimet për varrin e ri të fëmijës me mbiemër Çela t’i kryejmë ne” shprehet z.Bizhka.

Ndërsa drejtori i shërbimeve publike në Bashkinë e Kuçovës Petrit Shyti, shpjegon se nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate, por e ka mësuar nga gazetarët e emisionit Fiks Fare.
“Nuk kam qenë në dijeni të këtij gabimi. Për herë të parë e kam mësuar nga ju. Eshtë shumë e rëndë që firma e funeralit nuk na ka njoftuar. Normalisht procedura për zhvarrosjen e një të ndjeri kërkon lejen tonë dhe pasi bindemi dhe njëkohësisht jemi konform ligjit, atëherë e japim lejen” shpjegon z.Shyti.

Për Prof. Dr. Sokrat Meksi, specialist pranë Insitutit të Mjekësisë Ligjore, dikush duhet të japë llogari për situatën e krijuar, pasi është një vepër penale mbështetur në nenin 118 të Kodit penal. “Në ligj përcaktohet që zhvarrimet duhet të bëhen me lejen e familjarëve të të ndjerit si edhe me leje nga bashkia. Në këtë rast nuk është marrë asnjë leje ndaj kemi të bëjmë me një vepër kriminale, ku sipas ligjit dënimi varion nga gjobë deri në pesë vjet burg” përfundon specialisti Meksi./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Plagoset me armë zjarri ish-kryetari i komunës Velipojë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.

Mesohet se ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,  ndersa policia ndodhet ne vendngjarje për të hetuar shkaqet  dhe për të punuar për kapjen e autoreve të ngjarjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

LEXO EDHE:  “Zyrat e shtetit kthen në kazino”/ Fiks-Fare publikon skandalin

LEXO EDHE:  “Mos na vrisni me ushqimin që hamë”/ Zbulohet skandali me kompanitë e sallamit



Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarje e rëndë në Fier/ Gjendet kufoma e dekompozuar në një kanal

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në fshatin Mujalli të Fierit, është gjetur një kufomë e dekompozuar në një kanal.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull dhe ende nuk është identifikuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit nga kanali.



Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lumi Shkumbin del nga shtrati/ Balla thirrje të largohen bagëtitë dhe mbetjet bujqësore

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë thirrje që të largohen bagëtitë dhe mbetjet bujqësore nga tokat përgjatë lumit Shkumbin.

Ky paralajmërim vjen si arsye se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta.

Ministria e mbrojtjes bëri me dije se lumi Shkumbin në Malasej ka përmbytur 1 hektar tokë bujqësore, si pasojë e reshjeve të cilat vijojnë me intensitet të lartë.



Lumi Shkumbin kalon nëpër krahinën e Mokrës dhe është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë bujqësore shqiptare.

LEXO EDHE:  “Zyrat e shtetit kthen në kazino”/ Fiks-Fare publikon skandalin

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Mësuesi dhunon nxënësin me epilepsi dhe e lidh me tel

“PapërElbasan Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE