LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koha kur Rama tallet me qytetarët/ Paske humor shqiponje, fol e qesh vetë

5 Prill 2017, 07:07, Aktualitet CNA

Nuk janë të paktat rastet kur kryeministri Rama ?hakmerret? ndaj ndjekësve, madje nuk kursen ironinë. Që në orët e para të ditës, ai ka postuar një status për tregun e fruta-perimeve në njësinë nr 2 në Tiranë. Menjëherë kanë vërshuar një sërë komentesh, ku Rama në një rast i kërkon ndjekësit të shkollohet.

?MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Tregut të fruta-perimeve në Njësinë 2, Tiranë më 2013 dhe sot. Falë reformave në rrugën tonë të vendosur për të bërë shtet, gjatë vitit 2016 konsumi privat pati rritjen më të lartë vjetore gjatë dekadës së fundit. Siç e cilëson Banka Botërore: ?Kërkesa e brendshme ka përfituar nga rritja e punësimit, nga kushtet stimuluese, nga rritja e besimit të agjentëve ekonomikë si dhe nga investimet e huaja direkte?.

Ky ishte statusi që ngacmoi qytetarët, duke reaguar.

1-Qytetari: Po  perse nuk citon dhe studimin tjeter te bankes boterore ku thuhet se: Shqiperia ze vendin e katert ne bote, per çmimin me te shtrejte e energjise elektrike!

Edi Rama Hahaha ku i lexoni keto broçkulla aman te keqen?! Pike e zeze.

2- Qytetari- Miremenjgjes zoti kryeminister!Mezi po presim nje debat te hapur para te gjitha mediave mes jush dhe liderit te partise demokratike po te ishte dhe lideri i lsi me bukur akoma. merkatua shume e bukur dhe domate ka plote po leke per ti blere nuk ka i shikon pensionistat e shkrete ti vine verdalle bankove me radhe.

Edi Rama Paske humor shqiponje tamam, dmth fol vete qesh vete se fluturon shume lart e nuk ke me ke te komunikosh.

3-Qytetari- Te ngeli menja vec ke pazari, tu ka bo menja pazar hesapi o EDrama

Edi Rama Shkollohu shkollu Alfred, jeta eshte e gjate nuk shtyhet pa shkolle! /CityNews 

Lajmet e fundit nga