LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO EKSKLUZIVE/ Policia shkel ligjin me të dyja këmbët

5 Prill 2017, 12:23, Aktualitet CNA

Nuk janë të paktat rastet kur vetë uniformat blu, të cilët duhet të jenë regullatori dhe zbatuesi i ligjit, ta shkelin me të dyja këmbët. Duke luajtur rolin e “skifterave”, e vendosur gjobat për çdo abuzim që mund të nuhasin nga ana e qytetarëve, ata nga ana e tyre përfitojnë duke mbyllur një sy.

Fotot ekskluzive që kanë mbërritur në redaksinë e CityNews tregojnë qartë se si një polic lëviz me një motor pa targa, pa skafandër, ndërsa nga ana tjetër e medaljes, ata ?bombardojnë? qytetarët nëse do të hasnin një shkelje të tillë.

Teksa qytetarëve iu hiqet patenta, ose ju bllokohet motorri dhe duhet të paguajnë gjobat e majme, e njëjta situatë duket se nuk vlen për uniformat blu. /CityNews

Lajmet e fundit nga