Connect with Us

Dhuna e terrori në vendlindjen time, Preshevë

Aktualitet

Dhuna e terrori në vendlindjen time, Preshevë

Publikuar

-

Isha një student i ri me plot energji, me ëndrra rinore, se një ditë do të  bëhesha një Jurist i mirë, Advokat e Gjyqëtar dhe do të kontriboja në vendlindjen time, por të gjitha ëndrrat dhe realitetin tim jetsor më i vrau një aparatur e tërë shtetrore e quajtur me emrin shovenizëm serb.

Përjetova me dhjetra herë tortura nga policia e xhandarmëria  e ushtria serb që nga  nga viti 2001 deri më 2010 deri sa u shpërngula, të njejtin fat kishin edhe familjarët e mi, na dogjën njërën shtëpi më vitin 2003 dhe tani së fundmi të dytën më 2013 dhe na i rrafshuan deri në themel. Sa herë bija në gjumë nuk e dija se a do të zgjoheshim të gjallë, apo qizmen e xhandarit të vënë mbi kokat tona në krevat, nën kërcnim të vazhdueshëm.

Me menduar jo për të jetuar por për të mbijetuar i gjallë, kjo barrë e dhunës e terrorit shtetror serb ishte shumë e rënd. Nuk kisha se si të kaloja një ditë në tjetrën, ku pluhuri i robërisë më kishte mbuluar, harresa e njerzimit më kishte lënë anash ku nuk guxoja të dilja jashtë shtëpis se arrestohesha, sulmohesha e torturohesha nga policia serbe.

Me që po bartja një të kaluar të popullit tim atë se i takoja besimit të krishter atij Katolik, isha i stigmatizuar shpesh herë nga rrethi shoqëror që ishin me direktiva të shtetit serb, dhe as që kisha një Kish Katolike se ku të kryeja ceremonit fetare, pasi që ato gjatë periudhave të ndryshme të histories së popullit tim na u përvetsuan në mënyr të dhunshme nga pushteti serb. Unë si i krishter pa asnje sakramnet fetar, vetëm se e vështroja me sy Kishën e të parve të mi që  gjindet mbi kalan e  fshatit tim, e që nuk më lejohet të hyja në të vetëm se jam shqiptar katolik.

LEXO EDHE:  MAQEDONI / Kreshnik Spahiu kontakton me disa nga liderët shqiptarë

Mentaliteti politik në vendlindjen time gjegjësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mjerisht asgj nuk lë për të dëshiruar, krim, klientizëm, nepotizëm e çka jo se vetëm kështu dëshiron shteti serb, dhe ajo çka  është më e keqja janë bashkëveprues në politikën e shpërnguljes spastrimit të asaj populate shqiptare.

Brenda javës së paku dy herë dal i pres këtu në Bruksel autobust që vijn nga vendlindja ime, të mbushur me popullat plot që marrin rrugën pakthim të mërgimit duke bredhur rrugëve të botës, dhe  posa  ti shoh më mbushen syt me lot, athua vallë ç’po ngjet me fatin e popullin tim. Kurse politikajt e vendlindjes sime bredhin kinse takimeve zyrtare sa nga Beogradi sa nga Stambolli me kohortat e tyre kriminale dhe me epshin e të qenurit politikan, ose politikëbërs, e që në fakt janë memec, të shurdhur e të verbërt nga realiteti i hidhur i popullit të vendlindjes sime.

Ato lëndina të fushës së Rahovicës së Preshevës tani në këtë stinë prnaverore më kujtohen edhe në ëndërr, në çdo çast edhe pse jam me mijra kilometra largë, dhe më ndalet fryma dhe zemra vetëm sa nuk më pushon, pasi që nuk po mundem ti vizitoj dhe as që bëhet fjal të kthehem e të jetoj aty ku fjalën e parë e fola shqip, jo me vullnetin tim por të një krijese të pamëshirshme e quajtur Serbi, ndaj identitetit tim.

Nga një njeri më vendlindje jam mbetur një njeri pavendlindje paatdhe dhe në mëshirën e kohës në çdo kënd të këtij planeti i huaj.

Nga Bardhyl Jashari

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  Ish-drejtuesi i policisë lëshon “bombën”/ Shqipëria në diktaturë 

LEXO EDHE:  Rama akuza të forta opozitës/ Ina mund të ishte dëshmorja e parë femër



Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE