Connect with Us

Debatet nuk e ndalin Ramën/ I shkon në zyrë Metës

Aktualitet

Debatet nuk e ndalin Ramën/ I shkon në zyrë Metës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i ka shkuar në zyrë aleatit të tij në koalicion, Ilir Meta.

Ky takim ka nisur pak çaste më parë dhe po mbahet në Kryesinë e Kuvendit. Takimi në fjalë përkon edhe me vizitën e përjavshme të Ramës tek Meta, para seancës parlamentare të së enjtes.

Dy krerët e koalicionit qeverisës PS-LSI po takohen për të dytën herë brenda pak ditëve dhe vetëm një ditë pas replikave që kanë shkëmbyer në media lidhur me qeverinë teknike. /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më shumë të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Ankth dhe stres pas Covid-19/ Mjekja Rreli: Po e përjetojnë më shumë të rinjtë

Mjekja psikiatre, Ariana Rreli ka folur pas rastit të 29-vjeçarit të infektuar me Covid-19, që i dha fund jetës duke u vetë hedhur nga lartësia në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Rreli pranoi se personat që preken nga Covid-19 shfaqin simptoma të stresit dhe janë të tensionuar.

Ajo shtoi se edhe nga pacientët që po trajton, janë të rinjtë ata që më së shumti shfaqin këto simptoma, ndaj këshilloi që në spitale të ketë psikologë për trajtimin e tyre.



“Situata të tilla sjellin tension dhe stres tek të gjithë personat. Pacientët e prekur janë në një gjendje të rënduar psikologjike. Prania e psikologëve do ishte ndihmëse”,- tha ajo.

Rreli sqaroi gjithashtu se ka persona që e kanë kaluar Covid por mbetet ana psikologjike, kanë çrregullime kanë ankth. “Grupmoshat që e përjetojnë më shumë janë të rinjtë. Kam mbi 15 raste që po i trajtoj e kanë kaluar tashmë dhe po i trajtoj unë. Mosha mesatare është 26 vjeç. Karakteristikë e tyre është ndryshimi i gjumit, ankesa kryesore që kanë është reduktimi i orëve të gjumit. Kjo i bën më pak të përqendruar dhe energjik, ndërkohë që duan t’i rikthehen aktualitetit. Kanë nervozizëm, humori është disi më i rënë. Pra ulet niveli i reagimeve pozitive, paraqesin edhe rënie të oreksit”. /CNA.al

LEXO EDHE:  Foto-Rama s’njeh limite/Lë Bashën, ironizon Halim Kosovën

LEXO EDHE:  Edi Rama ndryshon mendim/ Gati ligji për mbytjen e Shqipërisë me plehra

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

Publikuar

-

Nga

Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

Demokratët Joe Biden dhe Kamala Harris duan të futen në Shtëpinë e Bardhë. Menjëherë pas nominimit për postin e zëvendëspresidentes, Harris dhe Biden filuan sulmet e sinkronizuara kundër Trumpit.
Kandidati i demokratëve për president Joe Biden dhe e nominuara për zëvendëspresidente Kamala Harris dëshmuan në paraqitjen e parë të përbashkët një vullnet të fuqishëm për konflikt me presidentin e tanishëm Trump. Në qytetin e lindjes së Bidenit në Wilmington ata të dy dëshmuan një harmoni të plotë mes vete, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme në nëntor do ta mundin presidentin aktual Donald Trump. “Unë jam i gatshëm të filloj punën”, theksoi Harris, e cila kritikoi Trumpin ndër tjerash edhe për dështime në kohën e krizës së Coronës.
Vdekja e më shumë se 165.000 njerëzve në SHBA nga virusi Corona ka mundur të evitohet, theksoi ish-prokurorja e përgjithshme në Kaliforni. Ajo foli edhe për gjendjen tepër të rëndë ekonomike dhe sociale në vend, si pasojë e krizës së Coronës. “Dështimet në menaxhimin e krizës nga presidenti dhe administrata e tij në kohën e pandemisë e kanë shkaktuar krizën më të thellë ekonomike në vend, që nga koha e depresionit të madh.” Depresioni i madh ekonomik në SHBA ka filluar në vitin 1929.

Njëkohësisht manifestimi i racizmit dhe padrejtësive sistematike ka rezultauar me një “koalicion të ri të ndërgjegjes në rrugë, i cili kërkon ndryshime”, theksoi 55-vjeçarja me origjinë nga Jamajka dhe India. “Amerika thërret me dëshpërim për dretjues të ri. Ne tani kemi një president, i cili më shumë kujdeset për veten sesa për njerëzit që e kanë zgjedhur.”

LEXO EDHE:  “Një “99-sh” në krye të AMA-s”/ Berisha numëron “rekordet” e Ramës: Po ecen në gjurmët e famëziut

LEXO EDHE:  Lulzim Basha zbulon se pse refuzoi ofertën e McAllister/Çfarë po kërkoj unë

Biden kritikon Trumpin



Edhe Bideni sulmoi ashpër Trumpin. Në vend se të merret me krizën, Trumpi po kalon më shumë kohë në fushat e lojës së golfit. Së bashku me Harris “do ta rindërojmë këtë vend sërish”, premtoi Biden. Në paraqitjen e tyre të parë të përbashkët, çifti i ri politik dëshmoi në mënyrë demonstrative një afërsi njerëzore. 77-vjeçari Biden rikujtoi edhe bashkëpunimin me Harris në kohën kur i vdiq i biri Beau në vitin 2015 nga një tumor në kokë.
Biden e ka propozuar senatoren Harris të martën për të ashtuquajturin “Running Mate”, siç quhen zëvendëspresidentët në SHBA. Biden shpreson se me këtë kandidaturë do të fitojë mështetjen e zgjedhësve ku deri tani ka pasur më pak mbështetje. Në një anketë të agjensisë Reuters thuhet se Harris ka mbështetje më të madhe tek disa grupe zgjedhësish, sesa vet kandidati për president Joe Biden. 60 % e grave kanë mendim pozitiv për Harris, ndërsa Bidenin e mbështesin 53 %. Për Harris kanë mendim pozitiv edhe zgjedhësit nën moshën 35 vjet. Harris e mbështesin 62 % prej tyre. Ndërkohë që rreth 25% e simpatizantëve të republikanëve kanë mendim pozitiv për Kamala Harris, ndërsa për Bidenin mendim pozitiv kanë vetëm rreth 20% të këtij grupi.

Javën e ardhshme Biden dhe Harris do të nominohen nga Partia Demokratike edhe zyrtarisht si kandidatë për president dhe zëvendëspresidente. Një javë më vonë mbahet mbledhja e Partsë Republikane, ku pritet nominimi i Trumpit për mandatin e dytë në postin e presidentit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA dotë mbahen me 3 nëntor./DW

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Qytetarja korrupton infermieren tek Infektivi/ Tomorri: Totalisht neveri!

Publikuar

-

Nga

Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku një qytetare i jep rryshfet infermieres qe t’i cojë ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri i cili e quan të neveritshme.
Sipas tij, kjo është dëshmia më e qartë se si sistemi yne shëndetesor publik ka degraduar totalisht.
Tomorri theksin se ky është faji i atyre që menaxhojnë sistemin shëndetësor.



“Nuk e di a do kete gje me te neveritshme se kjo video. Sipas kolegut qe e ka filmuar, zonja po i jep 2 mije leke rryshfet infermieres qe t’i coje ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid. Eshte e neveritshme dhe totalisht felliqesire ne cdo aspekt. Por eshte deshmia me e qarte se si sistemi yne shendetesor publik ka degraduar totalisht. Mund te jemi vendi i vetem ne planet ku jepet rryshfet qe tu sherbehet pacienteve te infektuar. Dhe nuk eshte faji i atyre infermiereve qe i marrin. Ata apo ato jane ndoshta ca te keqpaguar, por edhe mjerane, pasi kjo nuk e justifikon rryshfetin. Ky eshte faji i atyre qe menaxhojne sistemin shendetesor. Nuk e di ca ndjen kryeministri dhe ministrja e shendetesise kur shohin keto pamje. Por normalisht duhet t’u vije turp.
Neveri. Totalisht neveri”, shkruan Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE