LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Urdhri" i radhës nga mazhoranca/Rama-Basha të ulen urgjent!

4 Prill 2017, 21:17, Aktualitet CNA

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli për krizën politike, duke thënë se dy liderët kryesore, Rama dhe Basha, duhet të ulen urgjent dhe të dialogojnë për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

Në një studio televizive, Idrizi tha se nëse nuk ndërhyhet tani kjo krizë politike mund të dali jashtë sistemit.

Idrizi: Duhet të ulet urgjent Rama me Bashën, ja kemi detyrim shqiptarëve që mos ti lemë në këtë krizë e cila po del nga institucionet. Imagjinoni njerëzit janë të interesuar të dëgjojnë debate për ekonominë, për taksat për aksesin në punësim dhe ne rrim se çfarë do të bëhet me këtë krizë që nëse nuk ndërhyhet sot ka mundësi që të ekstrapulohet dhe të dali jashtë sistemit dhe besoj që një president nga populli do të ishte një lloj garancia. Por meqë këtë nuk na u dha mundësia që populli shqipitar të votojë për këtë gjë, atëherë një president i cili do të ishte konsensual, pra ne na ndërthuren dhe të gjitha afatet kushtetuese nëse nuk e zgjidhim sot dhe kjo është thirrja që ne kemi bërë, të ulet Rama me Bashën. Unë nuk e kuptoj ku është vështirësia këtu. Është ulur Hashim Thaçi me Vuçiçin dhe nuk ulen dy liderat shqiptarë.

Idrizi tha gjithashtu se në këtë situatë ku ndodhet vendit një president i zgjidhur nga populli do të ishte garant që palët të uleshin në një tryezë.

Idrizi: Ne kemi propozuar në paketën e ndryshimeve kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga populli dhe besoj që ky është rasti që ne të kuptojmë që një president i zgjidhur nga populli sot mund të ishte garant, mund të ishte njeriu i cili do të jepte garanci shtesë për palët, apo do të thërriste palët në një tryezë.

Idrizi tha se me Ilir Metën kishte diskutuar për paktin kombëtar që kreu i PDIU propozoi, por theksoi se nuk kanë diskutuar për qeverine e besimit.

Idrizi: Dje isha me zotin Meta me të cilin ndamë të njëjtin shqetësim dhe me erdhi mirë që Meta ishte i vëmendshëm dhe ishte positivist dhe suportues për një paketë të cilën ai mund ta pasurojë. Jemi në një situatë shumë delikate dhe ne riskojmë që pas ca kohësh të dalim jashtë afateve kushtetues

E diskutoi me ju Meta ?qeverine e besimit? dhe a jeni ju dakord?

Idrizi: Nuk është një gjë që është diskutuar gjatë bisedës tonë. Ky është një qëndim i LSI aq më shumë i marrë në forume. Ajo që më bën përshtypje është terminologjia e përdorur, pra ne sesbën duhet të kthejmë besimin tek forcat politike për të hyrë në zgjedhje në kushte kur të gjithë aktorët kanë garancinë që zgjedhjet të jenë të drejta, tranmsparente dhe qytetarët do të kenë akses të barabaratë. Kur flasim për qeveri Besimi, Meta tha se mund të jetë dhe kjo qeveria e besimit. E rëndësishme është që të gjitha palët të krijojnë një klimë besimi dhe ne të bëjmë zgjidhje normale.

Idrizi tha gjithashtu se zgjedhjet pa opozitën nuk duhet të mendohen./CityNews

Lajmet e fundit nga