Connect with Us

“Tërhiqet” Rama, ftesë Bashës/Cakto vendin dhe orën!

Aktualitet

“Tërhiqet” Rama, ftesë Bashës/Cakto vendin dhe orën!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjen e tij të parë drejt tërheqjes nga qëndrimi i prerë se do të futet në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një takim, duke ia lënë këtij të fundit në dorë caktimin e vendit dhe orës.

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”, shkruan Rama./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Deri tani ka “fituar” vetëm Basha”/ Astrit Patozi i njeh “meritat” kreut të PD

Publikuar

-

Nga

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas shpalljes non-grata nga SHBA dhe pasi ambasadorja Kim, kërkoi që ai mos jetë në Kuvend në shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se deri tani i vetmi që ka “fituar” është Lulzim Basha.

Sipas tij, deri tani, Basha ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim dhe për këtë i duhen njohur “meritat”.

Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.”-shkruan Astrit Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Covid-19 duhet vënë nën kontroll”/ Fauci: Do lindin variante të reja

Publikuar

-

Nga

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci ka paralajmëruar se nëse SHBA nuk fitojnë kontroll mbi përhapjen komunitare të variantit Delta, në vend do të vijojnë të shfaqen variante të tjera, të Covid-19.

Gjithashtu, Anthony Fauci iu drejtoi një apel qytetarëve, që të vaksinohen.

“Kjo do të ndodhë, George, nëse nuk vendosim kontroll në përhapjen komunitare që është edhe arsyeja pse unë dhe kolegët e mi vijojmë ta përsërisim gjithë kohës, është e rëndësishme që të vaksinojmë sa më shumë njerëz të mundemi,” i tha këshilluesi kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë drejtuesit të GMA George Stephanopoulos.

LEXO EDHE:  Artan Fuga kritikon rëndë Bashën: Pse fitoi Partia Socialiste, PD-ja nuk bëri fushatë fare

“Njerëzit që thotë se nuk duan të vaksinohen se është e drejta e tyre të bëjnë ç’të duan, duhet ta dinë se nuk qëndron kështu situata,” shtoi Fauci.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj në mbrojtje të Bashës/ Akuzat ishin tendencë për të përzierë letrat

Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me norma të ulëta vaksinimi, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta, apo edhe nuk ka fare.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Alarm në një fshat të Greqisë/ Zjarri jashtë kontrollit, rreth 150 persona vijojnë të bllokuar  

Publikuar

-

Nga

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë mjaft kritike, ndërsa më alarmante duket të jetë gjendja në Ilia, pasi rreth 1 50 persona janë bllokuar në fshatin Kladeos, ndërsa zjarrfikëset kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Flakët kanë rrethuar të gjithë fshatin dhe të paktën 150 personat e bllokuar e kanë të pamundur të evakuohen për shkak të zjarrit të madh.

“Zjarri në Ilia është jashtë kontrollit. Sapo u informuam se janë 100 deri në 150 njerëz të bllokuar në fshatin Kladeos. Midis tyre ka shumë fëmijë. Fshati ka dy dalje, një në Lala ku po digjet për momentin dhe një në Cook- Koskinas ku po digjet gjithashtu.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE