LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i mirë nga "çadra e lirisë"/Dita e fitores është ...!

4 Prill 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga “çadra e lirisë” se dita e fitores është afër. Sipas tij, lëvizja për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka hyrë në histori, dhe se ?dita e fitores? është afër.

Basha tha duke përcaktuar fatet e kësaj beteje, përcaktojmë fatet e Shqipërisë kur fitorja është afër.

?Kjo është një lëvizje që tashmë ka hyrë në histori dhe të mos harrojmë se historinë jo vetëm e shkruaj, por e bëjnë njerëzit si ju. Falenderoj të gjithë ata që ka qëndruar për 46 ditë në ?Çadra e Lirisë? dhe kjo betejë do të vazhdojë deri në themelimin e Republikës së Re dhe kjo armatë nuk do të shpërndahet deri në përmbushjen e misionit të saj?- deklaroi Lulzim Basha.

Kryedemokrati tha se protesta po e arrin qëllimin e saj.

?Prandaj armata civile e Republikës së Re nuk do të shpërdahet deri sa Republika e Re të jetë një institucion kushtetues. Parandaj me këngë të vazhdojmë sonte se dita e fitorës është afër?, theksoi Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga