Fiks Fare/ Faturistja vjedh 6 milionë lekë, drejtori ka “frikë” ta pushojë nga puna – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fiks Fare/ Faturistja vjedh 6 milionë lekë, drejtori ka “frikë” ta pushojë nga puna

Publikuar

-

Në zyrën e Ujësjellës Kanalizimeve Maliq, punonjësja Sonila Liço, gjatë kohës që ka punuar si faturiste ka përvetësuar rreth 600 mijë lekë të reja. Pagesa mujore të rreth 600 abonentëve të Maliqit të bëra gjatë viteve 2014-2016. Edhe pse gjatë një kontrolli të ushtruar nga drejtoria qendrore është vërtetuar përvetësimi që ka bërë punonjësja Liço, ajo vazhdonte të ishte ende në marrdhënie pune.

Fiks Fare, pasi mori informacion lidhur me këtë situatë u nis drejt Maliqit. Abonentët kanë paguar rregullisht dhe disponojnë librezat e firmosura dhe vulosura. Por në sistem për muaj të caktuar banorët dalin debitor pranë ujësjellësit. Vet abonentët shprehen të habitur për faktin që dalin debitor pranë zyrës së ujësjellsit, pasi librezat e tyre i kanë të vulosura dhe firmosura pas pagesave të kryera nga vetë ata. Para kameras së Fiksit banori Hysen K. i Maliqit tund librenzën e tij të vulosur dhe një shkresë nga ujësjëllësi, ku ai del debitor për një shumë prej rreth 75 mijë lekësh. “Unë i kam paguar tek faturistja dhe nuk e di pse me thonë që dalë debitor. Për këtë të përgjigjen ata”shprehet ai.fiksi 1

Ekonomisti: Banorët debitorw derisa faturusja të kthejë paratë e vjedhura

Bashkëpunëtorët e Fiksit u interesuan edhe pranë zyrës së Ujësjellsit në emër të abonentit që dilte debitor. Pas ballafaqimit me librezën, ekonomisti i kësaj zyre dhe finacierja e pranojnë që vet abonentët i kanë paguar lekët, por sipas tyre janë vjedhur nga faturistja. Ata i kanë thënë që nëse nuk do të paguajë debinë prej rreth 600 mijë lekësh do ta çojnë në hetuesi. “O lekat, o në hetuesi” shprehet ekonomisti. Gjithashtu ata pranojnë se kjo punonjëse është ende në marrdhënie pune pranë zyrës Maliq, por në pozicionin e shpërndarjes së faturave. Financjerja thotë se është vërtetuar që ka përvetësuar këto lekë, por nuk e dinë pse vazhdon akoma punë.
Drejtori i Ujësjellësit :nwse na hedh nw gjyq,nuk marrim dot paratw e abonentwve

Gazetarët e Fiks Fare intervistuan edhe drejtorin e ujësjellsit për fshatrat në Korçë. Në fillim të Shtatorit të vitit 2016 pranë kësaj zyre ka patur sinjalizime që nga faturistja e zonës Maliq rezultojnë parregullsi nga derdhja e pagesave në arkë. Pas këtyrë sinjalizimeve është ngritur edhe një grup pune për zbardhjen e kësaj situate.
Pas mbledhjes së gjithë faturave, rakordimit me librezat dhe dëshmitë e abonentëve u arritë në përfundimin se nga faturistja ishin përvetësuar plot 550 mijë lekë. Bashkë më kamatë vonesat shuma shkonte në 600 mijë lekë.

fiksi 2Ky grup kontrolli doli me një raport në fund të muajit Janar. Sipas drejtorit pas marrjes së këtij raporti më datë 10 Shkurt kanë thirrur edhe faturisten e cila në fillim e ka kundërshtuar, por pasi është vënë para fakteve ajo e ka pranuar përvetësimin dhe ka premtuar se do t’i kthejë lekët.
Kjo zyrë nuk ka zgjedhur që ta çojë çështjen në prokurori apo gjykatë, pasi druheshin se do të zgjaste shumë si proces dhe abonentët e tyre do të ishin ende debitorë.

“Duke qenë se vet faturistja e pranoi fajin, ka shlyer edhe lekët dhe debitorët janë në rregull, nuk e di a ka vend për ta çuar çështjen në prokurori. Sepse tani nuk ka dëm ekonomik” u shpreh Vasil Stërjovski, drejtori i insituticionit të Ujësjellësit për fshatrat nga ku ka varësi edhe zyra e Maliqit. Sipas tij ai është këshilluar edhe me juristin i cili punon në mënyrë të pjesëshme pranë kësaj zyre dhe është i bindur se punonjësja ka shpërdoruar detyrën. Por sipas tij duke qënë se Sonila Liço tani është në një pozicion tjetër, ku nuk ka lidhje me lekë, ndaj edhe nuk është marrë ndonjë masë për largim nga puna kundrejt saj. Ajo ka deklaruar pranë komisionit që do të iki me dëshirë. “Nëse nuk ikën me dëshirë atëhere ne do të shikojmë mundësinë e pushimit nga puna. Gjithmonë duke u konsultuar me juristin pasi mos na hedh në gjyq, e fiton nesër, dhe na kërkon dëmshpërblim” pohon drejtori.fiksi 3
Fiks Fare kërkoi të takonte edhe juristin “part-time” të Ujësjellësit i cili pranoi t’i takonte në Bilisht. Në momentin që gazetarët mbërritën në Bilisht ai fiku telefonin, duke mos dhënë kështu asnjë shpjegim mbi ecurinë ligjore të këtij rasti kaq flagrant.

Shkarkimi i faturueses 24 orë pasi shkoi Fiks Fare

Një ditë më pas, kur grupi i xhirimit të Fiks Fare ishte kthyer në Tiranë, drejtori Vasil Stërjovski u nisi gazetarëve me email urdhërin e pushimit nga puna të punonjëses Sonila Liço. Urdhëri mban datën 23 Shkurt 2017 është firmosur edhe nga ish-fatursitja e cila është vënë në dijeni për ndërprerjen e marrdhënieve të punës me Ujësjellës Kanalizime të fshatrave, Korçë./CityNews

Aktualitet

Skandal te ekipi i madh i Serisë A/ Përfundon në pranga agjenti maniak

Publikuar

-

Agjentët e futbollit janë bërë shpesh koka të mëdha krimi. Rasti më i fundit u parandalua në kryeqytetin italian, Romë, ku një 53 vjeçar, i cili pretendonte se ishte agjent futbolli, përfundoi në prangat e policisë.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por njihet si MG, sipas “La Gazzetta dello Sport”, thuhet se u afrohej lojtarëve të rinj dhe më pas u premtonte atyre karrierë të madhe. Pasi të fitonte besimin e tyre, ai abuzonte me ta.

Parandalimi i tij ndodhi jashtë fushës stërvitore të të rinjve të Romës, Trigoria, me MG që nisi kontaktet me 3 futbollistë minoren. Abuzimi i trajnerëve dhe persoanve të sportit me futbollistë të ndryshëm është përhapur shpesh në ditët e fundit, sidomos në Angli & Itali.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 20 persona në komisariat

Publikuar

-

Pa nisur ende protesta e opozitës, policia ka nisur shoqërimet  e para në komisariat.

Sipas Fax News, mësohet se në Elbasan janë shoqëruar 20 protestues.

Kreu i Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj, tha se shoqërimi i tyre është pa asnjë motivacion duke i mbajtur 2 ose 3 orë në komisariat, duke i penguar kështu ardhjen në Tiranë për të protestuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Paloka i përgjigjet Braçes/ “Konia e Ramës ka thirrur në ndihmë 21 Janarin”

Publikuar

-

By

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili disa orë para protestës in kujtoi Bashës 21 Janarin, ku mbetën të vrarë katër protestues.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka e quan Erion Braçen, ‘kone të Edi Ramës’, që sipas tij nga frika se po i ikën pushteti ka thuirrur në ndihmë 21 janarin.

“Konia e Ramës që i njeh mirë bandat e krimit nga frika e pushtetit që po i ikën ka thirrur prap në ndihmë 21 janarin. Po akoma nuk i kanë sqaruar shqiptarët pse . Edi Rama që më19 janar 2011 bënte thirrje për “të kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e bëri drejtor të OSHEE , kryetar të PS në Mat dhe tani kandidat të PS-së për Bashkinë Mat.”-shkruan ndër të tjera Edi Paloka.

Gjithashtu, ai ngre edhe disa pikëpyetje mbi kandidimin e ish-gardistit Malaj në zgjedhjet vendore.

Statusi i Edi Palokës:

Konia e Rames qe i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prap ne ndihme 21 janarin.

Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse .

Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre./ CNA.al

“Nuk votohen vrasësit”/ Braçe shigjeton Bashën

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:53 - 25 Maj, 2019

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 20 persona në komisariat

Pa nisur ende protesta e opozitës, policia ka nisur shoqërimet  e para në komisariat. Sipas Fax News, mësohet se në...

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Trending

Read previous post:
Korrupsioni i lartë, i pranishëm në çdo pore

Në Maqedoni korrupsioni është prezent gjithandej, në Institucione por edhe tek qytetarët. Me këtë u arrit niveli më i lartë...

Close