LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FAKE NEWS-Si u përdor Top Channel për të goditur Saimir Tahirin

4 Prill 2017, 11:06, Aktualitet CNA

Televizioni Kombëtar Top Channel, ka shënuar dje një nga dështimet më spektakolare në raportimin e ngjarjeve, duke prodhuar një lajm të gënjeshtërt (Fake News).

TCH pretentoi se posedonte burime të mirëinformuara që e kishin siguruar redaksinë e këtij televizioni se Meta dhe Rama kishin arritur ujdinë mes tyre.

Lajmi përveçse i pavërtetë ishte paketuar dhe me shigjetë të hidhur kundër Saimir Tahirit.

Raportonte Top Channel:

Marrëveshja e re mes Ramës dhe Metës për të cilën flasin burimet e Top Channel erdhi pak orë pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste ishte duartrokitur fort opsioni i fitores së PS pa LSI. Paradoksalisht, dy personat që ushqyen konfliktin mes palëve dy javët e fundit, Saimir Tahiri dhe Luan Rama, nuk janë përshtatur ende me klimën e re.

Burimi që gjasme e ka informuar Top Channel-in është kujdesur që ta paraqesë Saimir Tahirin si të humburin e madh nga darka Rama-Meta, ku Kryeministri shkoi i shoqëruar nga Erion Veliaj.

Madje sipas TCH, Tahiri ishte jo vetëm humbësi, por njëkohësisht ishte dhe i paambientuar me realitetin e ri politik, realitet që në fakt ekzistonte vetëm në kronikën e Top Channel.

Më tej Top Channel përpiqet që të sfumojë dhe qëndrimin e Luan Ramës, i vetmi zyrtar i LSI-së që u shpreh dje paradite për darkën.

Raportonte Top Channel:

Cila marrëveshje? Kush ju tha që ka një marrëveshje? Keni qenë prezent në darkën e djeshme??, tha këtë të hënë Luan Rama. Megjithatë, Top Channel mësoi se në darkën e marrëveshjes Edi Rama dhe Ilir Meta kanë rënë dakord të përjashtojnë qeverine teknike si mundësi konsensusi me opozitën, por është lënë hapur mundësia e një reforme të plotë zgjedhore, e cila mund të kërkojë kohë përtej afatit të zgjedhjeve.

TCH doli bllof dje në mënyrë arbitrare e të pashpjegueshme. Disa zëra e interpretuan këtë qëndrim të TCH si një keqpërdorim të bërë nga Erion Veliaj, të cilin mund ta kishte rënduar dhe vera që kishte konsumuar.

Por lajmi i rremë arriti të na shërbente për të kuptuar 3 gjëra:

a) Veliaj është i investuar mediatikisht për të goditur Saimir Tahirin.
b) Edi Rama qëndron përmbi dy klane rivale, Tahiri dhe Veliaj. Nëse do ketë luftë me Metën do afrojë Tahirin, nëse do ketë ujdi, do afrojë Veliajn.
c) Kryeredaktori i ri i Top Channel është Endri Fuga.  / Hashtag.al /

Lajmet e fundit nga