Connect with Us

Deklaratat e Metës/ Braçe: Nuk ndaj pushtet me Berishën!

Aktualitet

Deklaratat e Metës/ Braçe: Nuk ndaj pushtet me Berishën!

Publikuar

-

Pas deklaratave të kreut të LSI-së, Ilir Meta, se duhet një qeveri besimi, një kundërpërgjigje ka ardhur nga deputeti socialist, Erjon Braçe. Përmes një postimi në rrjetin social, ai shkruan se nuk e ndan pushtetin me ish-kryeministrin Sali Berisha, as në tavolinë dhe as me zgjedhje.

REAGIMI
Une nuk ndaj pushtet me Sali Berishen!
As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre!

Nje vote kam ne Kuvend;
E kam prej atyre njerezve te shumte,
qe me kane votuar ne zgjedhjet e vitit 2013-te,
per te mbeshtetur, votuar, nje qeveri te Partise Socialiste.

Jo te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike e te tjerave si ajo apo bashke me te.

Une nuk kam besim tek Partia Demokratike!
Zero!
Nuk kam patur kurre!
Pushteti i afert, i perbashket, ende i patretur i asaj partie,
ka pushkatuar mu ne mes te bulevardit!

Besimi tek vrases me pushtet,
kryeminister e minister per te vrare,
nuk mund te jete besimi im!
Nuk mund te jete as besimi qe une mund ti detyroj shqiptareve,
me vote ne tavoline!
Gjaku i te pushkatuarve prej ketij pushteti uleret akoma!

Kete nuk mund te ma kerkoje kush!
Ne cilendo forme,
perfshire qeverine Teknike apo qeverine e Besimit!
Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk eshte votuar nga populli, nuk mund te votohet nga une.
As ne partine time e as ne koalicion.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i presidentit/ PS tregon nenin që ka shkelur Ilir Meta

Per me teper kur sot ka vec nje koalicion rreth e rrotull:
Koalicioni kunder reformes ne Drejtesi!!

Njerez jini vigjilent!
Gjithcka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fare.
NUK KA ZGJEDHJE PA DREJTESI!
GARANTI I ZGJEDHJEVE ESHTE DREJTESIA!
ASNJE POLITIKAN, DREJTESIA!

Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi.
Reforma ne pushtetin real, garantin e lirive dhe te drejtave te cdo shqiptari, por me te korruptuarin ne kete vend.

Ky pushtet nuk u rrezua kurre,
pavaresisht vullnetit te njerezve, shprehur me vote masive.
Qeveria e ketij Pushteti nuk eshte me legjitime,
ajo duhet rrezuar-jo qeveria e Edi Rames,
mu sic Kushtetuta e bllokuar prej tyre thote, sanksionon, kerkon, vendos!

Une per kete e kam nje vote!! /CityNews 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Deklarata e Kyemadhit: Meta nuk e ka lënë Ramën të vidhte kur ishte kryetar Parlamenti

LEXO EDHE:  Meta del krah maturantëve/ “Të shqyrtohen kërkesat, provimi s’duhet të shërbejë si ndëshkim”

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Përplasjet me Ramën e Berishën/Blushi zbulon me cilin i shijon debati

LEXO EDHE:  Analisti ultimatum Metës/ Trego arsyet pse nuk dekretove Lleshin

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Braçe i “fiksuar“ pas Elvana Gjatës/ Ja çfarë shkruan për të

LEXO EDHE:  Deklarata e Kyemadhit: Meta nuk e ka lënë Ramën të vidhte kur ishte kryetar Parlamenti

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE