LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjen reagimi i parë nga PD/Meta nuk tha asgjë më shumë se …!

3 Prill 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Pas deklaratës së kreut të LSI, Ilir Meta, se nuk futet në zgjedhje pa opozitën, ka ardhur dhe reagimi i parë nga kjo e fundit. Ka qenë Grida Duma, që ka komentuar deklaratën e Metës.

Në një studio televizive, Duma tha se Meta ka konfirmuar kauzën e opozitës se qeveria aktuale nuk mund të garantojë zgjedhje.

?Si fillim ka vërtetuar ngritja e termave tona. Termat që u përdorën, qeveri e besimit..çfarë do të thotë se kjo qeveri nuk jep alternativë për zgjedhje të lira. Atë që kemi thënë. Kryetari i grupit të LSI vë në dispozicion mandatet ekzekutive. Lexuar politik është kjo gjë. As që diskutojmë zgjidhjen që është në Parlament. Problemi është qeveria. Deri tani ky kryeministër nuk jep garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çështjet tona u vërtetuan nga aleati i mazhorancës. Kauzat qëndrokan?, tha Duma./CityNews

Lajmet e fundit nga