LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taylor Swift bëhet e gjallë/Pse është fshehur gjatë kësaj kohe?

3 Prill 2017, 18:30, Lifestyle CNA

Taylor Swift ka qenë jashtë thashethemeve dhe lajmeve rozë për muaj të tërë.

Ajo nuk është bërë e gjallë që pas publikimit të kolonës zanore të “50 shades darker”  me Zayn Malik dhe performancës në Super Bowl.

Madje Taylor nuk ka qenë shumë koherente dhe në rrjetet sociale, përveç disa postimeve për projektet e ardhshme.

Por një burim i afërt me këngëtaren ka zbuluar arsyen e fshehjes së Taylor për kaq shumë kohë.

Sipas tij kanë qenë komentet negative dhe ofenduese në rrjetet sociale që e kanë bërë këngëtaren të distancohet për pak kohë.

Po i njëjti burim  ka sqaruar se së shpejti 26 vjeçarja jo vetëm do të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, por do të lançojë dhe këngë të reja.

Jemi në pritje të ndonjë surprize nga Taylor./CityNews

 

Lajmet e fundit nga