LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Tahiri nën hetim/SHBA do iu zbulojë lidhjet me trafikun e drogës

3 Prill 2017, 20:52, Aktualitet CNA

Një tjetër denoncim i fortë ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit deklaron se Noriega i Shqipërisë, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama, është nën hetim.

Referuar një mediaje amerikane, Berisha shprehet se kërkohet nga SHBA hetimi i Edi Ramës dhe Saimir Tahirit për lidhjet me trafikun e drogës.

Ja reagimi i plotë:

Noriega i Shqiperise nen hetim!
-media amerikane “Indipendent Journal Review” kerkon nga SHBA te hetojne lidhjet e
-Edi Rames dhe Saimir Tahirit me trafikun e droges.
Vetem dy dite me pare Rama u akuzua ne konference shtypi me presidenten e Zvicres per lidhjet e tij me trafikun e droges.
Ketu me poshte keni artikullin e Theodore Karasik ne IRJ ne te cilin autori kerkon hetimin e lidhjeve te Rames dhe Tahirit me trafikun e droges! sb
IRJ: SHBA të hetojë lidhjet e Edi Ramës e Saimir Tahirit me trafikun e drogës
20:31, 03/04/2017
Media amerikane ?Independ Journal Review? shkruan se SHBA duhet të hetojë lidhjet e Kryeministrit Rama dhe të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për trafikun e drogës.
Sipas autorit Theodore Karasik që ka botuar analizën në këtë media amerikane, lidhjet e krimit të Ramës e Tahirit shkojnë deri në Itali.
?SHBA dhe Interpol duhet të hetojnë lidhjet e Kryeministrit Edi Rama dhe të ish-ministrit Tahiri me krimin e organizuar në Itali si dhe me rrjetin e shpërndarjes së marijuanës. Së fundi, SHBA nuk duhet të ?luajë? sipas preferencave me partitë politike në një vend demokratik. Këtë javë do të mbërrijnë të dërguar e SHBA dhe të BE për të monitoruar zgjedhjet e qershorit.
Sytë e SHBA dhe të vendeve të BE do të jenë në Shqipëri. Populli shqiptar dhe shoqëria civile duhet të jenë vigjilentë për të parandaluar korrupsionin e elitës socialiste. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë do të mbështesin përpjekjet e tyre?, shkruan ndër të tjera në analizën e tij, Theodore Karasik./CityNews

Lajmet e fundit nga