LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nuk zë vend/Ja ku ka shkuar sot dhe mesazhet që jep

3 Prill 2017, 16:45, Aktualitet CNA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku u takua me homologun malazez, Dushko Markoviç.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, dy kryeministrat theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve. Dy qeveritë pritet të mbajnë një mbledhje të përbashkët gjatë muajit tetor në Shkodër. Kryeministrat njoftuan gjithashtu se në një të ardhme të afërt do të themelohet një qendër e përbashkët rajonale policore me seli në Plavë.

Në konferencë u prekën edhe tema tjera duke përfshirë çështjen e ratifikimit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës. Kryeministri Rama tha se ?si palë e tretë që nuk ka lidhje me këtë çështje, mund ta falënderojmë palën malazeze për qëndrimin dhe mbështetjen, duke shpresuar se demarkacioni do të zgjidhet siç duhet?.

Zoti Markoviç tha se ?çështja e demarkacionit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet e mira me Kosovën. Përkundrazi Mali i Zi është i gatshëm ta mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.?
Kryeministri Markoviç falënderoi homologun e tij për mbështetjen që Shqipëria i dha Malit të Zi në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe paralajmëroi se ?ratifikimi për këtë çështje do të bëhet në parlamentin e Malit të Zi dhe jo me referendum popullor siç kërkon opozita proserbe.?

Mbështetjen e anëtarësimit të Malit të Zi në Senatin amerikan, zoti Rama e cilësoi si ?një ngjarje historike jo vetëm për Malin e Zi, por për tërë rajonin.?/CityNews

Lajmet e fundit nga