LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peshku qelbet nga koka!/Një "fabul" për takimin Rama-Meta

3 Prill 2017, 15:59, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizuar me darkën e mbrëmjes së kaluar mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Bylykbashi shkruan në rrrjetet sociale se te markata e peshkut ishin dy tipa, njëri i gjatë dhe tjetri i shkurtër, që po shisnin peshk me tezge.

Më tej, ai vijon “fabulën” morali i së cilës është se Rama dhe Meta janë qelbur nga koka te këmbët ka kohë!

Ja reagimi:

Osht qelb ka hone!
Te markata e peshkut ishin dy tipa, njeri i gjate dhe tjetri i shkurter qe po shisnin peshk me tezge. Afrohet nje burre i vjeter dhe i pyet:
– I fresket eshte ky peshku, mer çuna?
– Pooo, shume i fresket, sapo eshte kap. – i thone keta te dy.
– A ta shoh pak? – pyet i moshuari dhe mori nje peshk, e pa me kujdes, i mori ere tek bishti dhe rrudhi fytyren.
Tipi i gjate nuk e mbajti gjuhen dhe i tha:
– Eh mer xhaje, s’merrke ere fare nga peshku! Si te mbaka plaka te shpia?! Po pse re, te bishti shihet peshku a eshte i fresket apo jo?! Te koka re, aty qelbet peshku, po ku mer vesh ti! Leje plaken t’boj pazar me mire.
I moshuari e pa nje here nga poshte lart, se helbete ishte zullap i gjate, i hodhi nje sy edhe shokut te tij te shkurter e ia priti:
– Te keqen xhaja qeke hazer xhevap. Ke te drejte, peshku qelbet nga koka, po me ka mesu baba se kur mban ere bishti, koka osht qelb ka hone (me kohe). Ky mbaka ere mer xhaje e te qelbka qysh n’bisht.
I gjati ngeli si peme, kurse i shkurtri qeshi pak por e mbylli gojen se bashke po e shisnin peshkun./CityNews

Lajmet e fundit nga