LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazaret/Meta zbulon kushtin e parë ndaj Ramës pasi i "del" vera!

3 Prill 2017, 21:31, Aktualitet CNA

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, foli mbrmëjen e sotme për herë të parë në lidhje me çështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, atë të koalicionit. Dalja e tij publike, pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së, ishte paksa befasuese referuar atyre që tha, ku Ilir Meta tregoi edhe njëherë hapur dyfytyrësinë e tij përballë kryeministrit Edi Rama, si dhe opozitës me në krye Lulzim Bashën. Të gjithë e njohin Ilir Metën dhe e dinë aftësinë e tij për të kaluar nga njëri shtrat në tjetrin vetëm për pushtet. Edhe këtë radhë duket se po e luan mjaft mirë rolin, ku nga njëra anë i vendos kushte Ramës dhe nga ana tjetër tallet me Bashën.

Vetëm një natë pas darkës së gjatë me Ramën, ku u vendos për vijimin e koalicionit, Meta zbulon dhe kushtin e parë, që i ka vendosur kryeministrit për të vijuar bashkëqeverisjen. Ai i kërkon Ramës të ulet urgjent me Bashën në diskutime, duke propozuar krijimin e asaj që ndryshe nga opozita, ky dëshiron ta quajë ?qeveri besimi?. Kreu i LSI-së tha se nuk do të hyjë në zgjedhje pa opozitën, duke thënë se është i gatshëm të dorëzojë të gjitha mandatet, madje edhe atë të Kreut të Kuvendit, që mban ai vetë, për zgjidhjen e krizës.

Ndryshe nga opozita, e cila ndodhet prej rreth 50 ditësh në shesh për qeveri teknike, Meta i kërkoi Ramës një qeveri besimi, që sipas tij, nuk mund të krijohet pa përfshirjen e opozitës në zgjedhje.
Ndërkohë, mediat raportuan gjatë ditës së sotme për të tjera pazare, që janë bërë mbrëmjen e kaluar te ?Pazari i Ri?, ku Iir Meta flitet se ka kërkuar dhe postin e ministrit të Brendshëm, por deri më tani ai ka folur vetëm për qeverinë e besimit dhe futjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Të tjera pazare të marrëveshjes Rama-Meta pritet të dalin në pah ditët në vijim./CityNews

Lajmet e fundit nga