Bota
Masakër në një faltore në Pakistan/ Një me probleme mendore vret mbi 20 persona
Publikuar
08:39-
Nga
cnaNjë masakër e vërtetë është shkaktuar në një faltore në Pakistan, me pasojë mbi 20 persona të vdekur.
Autorët e sulmit janë ndaluar nga policia dhe dyshohet se Abdul Waheed, vuan nga probleme mendore.
Autoritetet policore kanë raportuar se kujdestari i një faltoreje në Pakistan, ka vrarë mbi 20 persona.
Abdul Waheed dhe disa bashkëpunëtor të tij, pasi kishin droguar besimtarët, i kanë goditur me thika dhe shkopinj. Bilanci është i rëndë, mbi 20 të vdekur. /CityNews
LAJME TE NGJASHME
-
Pakistani arreston liderin e një grupi militant
-
Masakra e vitit 2007 në Bagdad/ Presidenti Trump fal 15 persona, përfshirë aleatë republikanë
-
Detaje tronditëse nga masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Janë prerë me sharrë elektrike dhe u mbajtën në frigorifer
-
Pa pamjet nga masakra e Krushës me grupin e BBC/ Flet ish-deputeti: Ishin tronditëse, pse s’u transmetuan të plota
-
FOTOT- Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të/ Ky është mali më i lartë në botë i pashkelur nga njeriu
-
“Krimineli në skenën e krimit”/ Bylykbashi shkruan “gjerë e gjatë”: Si Rama ua vodhi e masakroi qytetin durrsakëve
Bota
Sfidat që e presin Presidentin Biden
Publikuar
05:49-
Nga
cna
Joe Biden, një figurë e rëndësishme e Partisë Demokrate në skenën politike amerikane për afro gjysmë shekulli, u bë të mërkurën presidenti i 46-të amerikan.
Zoti Biden fitoi zgjedhjet të tretën herë që kandidonte për president, duke pasuar Presidentin Donald Trump. 78-vjeçari Biden është presidenti më i moshuar amerikan në historinë e vendit, më i moshuar se 98% e bashkëkombasve të tij.
Kriza të Shumta
Presidenti i ri do të ndeshet menjëherë me sfida serioze: krizën e krijuar nga koronavirusi, që deri tani ka shkaktuar mbi 400,000 të vdekur në SHBA sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins; ritmet e ngadalta të vaksinimit kundër virusit si dhe goditjen që ka marrë ekonomia amerikane nga pandemia.
Kalimi nga administrata Trump në administratën Biden mund të sjellë një kthesë të fortë në zhvillimet në Amerikë dhe botë.
Zoti Biden ka premtuar të shtojë ritmet e vaksinimeve duke bërë 100 milionë imunizime brenda 100 ditëve të para të administratës së tij dhe duke miratuar ndihma më të mëdha financiare për të gjithë amerikanët, me përjashtim të atyre me të ardhura të larta. Po ashtu ai ka premtuar ndihmë për bizneset në vështirësi, nëse arrin të sigurojë miratimin e Kongresit.
Rikthim në Traktatin e Parisit për Klimën
Në skenën globale, zoti Biden thotë se SHBA do të rikthehet në Paktin e Parisit për klimën nga e cila u tërhoq Presidenti Trump. Zoti Biden pritet të veprojë ndryshe në marrëdhëniet me sundimtarë autoritarë në Rusi, Kinë, Korenë e Veriut.
Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve e mbështesin qëndrimin e zotit Biden gjatë periudhës së tranzicionit.
Por ai ndeshet me pengesa në realizimin e axhendës së tij legjislative, pasi të dyja Dhomat e Kongresit janë të ndara në linja partiake. Partia Demokrate e zotit Biden ka një epërsi të ngushtë mbi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati është i ndarë 50 me 50. Zonja Kamala Harris, e cila bëri betimin si nënpresidente, do të votojë në raste kur vota në Senat është e ndarë në linja partiake, barazim 50 me 50.
Procesi gjyqësor kundër Donald Trumpit
Senati ka përpara procesin gjyqësor kundër zotit Trump, pas ngritjes së akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve për herë të dytë kundër tij. Këtë radhë ai u akuzua se kishte nxitur rebelim duke u bërë thirrje protestuesve më 6 janar të marshonin drejt Kapitolit gjatë çertifikimit të fitores së zotit Biden.
Zoti Trump nuk ka pranuar publikisht humbjen përballë rivalit demokrat, po ashtu nuk i telefonoi zotit Biden për ta përgëzuar për fitoren, ndërkohë që ka këmbëngulur pa prova se zgjedhjet u vodhën. Ai nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, duke thyer një traditë 160 vjeçare.
36 vjet në Senat
Zoti Biden ka qenë senator nga shteti Delauer për 36 vjet. Po ashtu ai ishte nënpresident amerikan gjatë administratës së Presidentit Obama.
Zoti Biden mundi 25 kandidatë të tjerë demokratë me ambicje presidenciale në zgjedhjet e 2020 dhe më pas mundi Presidentin republikan Donald Trump me 306 vota elektorale përkujdrejt 232 votash që mori zoti Trump. Zoti Biden fitoi gjithashtu edhe votën popullore me një diferencë prej më shumë se 7 milionë votash.
Fushatë ndryshe
Gjatë pandemisë në Shtetet e Bashkuara, zoti Biden zhvilloi një fushatë elektorale të paparë në historinë moderne të zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Ai shmangu tubimet politike në shkallë të gjerë dhe në vend të tyre bëri takime me një numrë të vogël pjesmarrësish që mbanin distancë fizike prej dy metrash dhe me maska. Në disa raste, tubimet u zhvilluan në parkingje makinash, ku mbështetësit u binin burive në vend të brohoritjeve, ndërsa zoti Biden sulmonte zotin Trump. Po ashtu, zoti Biden mbajti fjalime të shumta fushate pranë shtëpisë së tij në Delauer.
Kritika mbi mënyrën e trajtimit të situatës së pandemisë nga zoti Trump
Demokrati Biden ekspozoi publikisht mënyrën se si zoti Trump e trajtoi situatën e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa tha se Trump nuk e meritonte të mbetej president i një vendi që kryesonte me numrin e vdekjeve në botë dhe rreth 24 milionë të infektuar, të dhëna të ofruara nga Universiteti Johns Hopkins. Ai tha se Trumpi kishte “ngritur flamurin e bardhë” të dorëzimit ndaj koronavirusit.
Nga ana tjetër, Presidenti Trump u shpreh se zoti Biden ishte përfaqësuesi i më së keqës në Uashington: një politikan karriere.
Në dy debatet presidenciale, Zoti Trump prentendoi se zoti Biden do të ishte peng i pikpamjeve të demokratëve të ekstremit të majtë nëse zgjidhej dhe mes politikave të tjera, do të çonte në “shtetëzimin” e kujdesit shëndetësor.
Zoti Biden ka thënë se është kundër futjes së kujdesit shëndetësor nën kontrollin e qeverisë, por ka në plan të punojë për të zgjeruar Ligjin për Kujdesin e Përballueshëm shëndetësor të miratuar në vitin 2010 gjatë administratës së Presidentit Obama, për të ofruar kujdes shëndetësor të subvencionuar për miliona amerikanë.
Zoti Biden gjithashtu thotë se do t’i japë fund së shpejti urdhërit të zotit Trump për ndalimin e fluturimeve nga disa vende myslimane drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe do të ofrojë një plan për trajtimin e çështjeve të imigracionit që për vite me rradhë kanë ngecur në Kongres.
Nuk mbështet rritjen e numrit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë
Zoti Biden thotë se ka në plan të caktojë një komision dypalësh për të studiuar reforma në gjyqësor. Por ai këmbëngul se nuk është përkrahsë i një propozimi të favorizuar nga krahu progresist i partisë së tij për të shtuar numrin prej nëntë anëtarësh që përbëjnë Gjykatën e Lartë, në mënyrë që të emërohen më shumë gjykatës liberalë.
Thirrja për shtimin e numrit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë erdhi pas konfirmimit në këtë gykatë të zonjës Amy Coney Barret, të emëruar nga zoti Trump. Ajo është një konservatore e vendosur dhe u bë anëtare e Gjykatës së Lartë pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Konfirmimi i saj nga Senati e lë Gjykatën e Lartë me një shumicë konservatore 6-3.
Zoti Biden bëri fushatë si një politikan i qendrës së majtë. Ai mbështet programet për mjedisin dhe riangazhim me aleatët tradicionalë të Shteteve të Bashkuara.
Përgjigje ndaj trazirave sociale
Viti i kaluar u shoqërua me vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, ndërsa ishte në duart e policisë në Mineapolis si dhe vrasje të të dyshuarve afrikano-amerikanë nga policia në rrethana të dyshimta. Vendi u përfshi nga një valë protestash, trazirash civile dhe dhunë. Zoti Biden ofroi propozime të hollësishme për të çuar përpara barazinë ekonomike racore dhe reformuar sistemit e drejtësisë penale.
Dikur kryetar i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, ai po ashtu kërkoi ndjesë për rolin që kishte luajtur ai vetë në miratimin e ligjit të vitit 1994 kundër krimit. Legjislacioni në fjalë ashpërsoi ndjeshëm dënimet për drogat e forta si kokaina, e cila ndëshkoi në mënyrë jo proporcionale popullsinë me ngjyrë.
Betja për “shpirtin e Amerikës”
Gjatë periudhës së fushatës presidenciale, zoti Biden tha se dëshironte t’i jepte fund administrarës “së çoroditur” të zotit Trump.
“Jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës”, shkruante zoti Biden në faqen e fushatës së tij në internet. “Është koha që të kujtojmë se kush jemi. Ne jemi amerikanë; të fortë, që nuk thyhemi, por gjithmonë plot shpresë. Është koha të trajtojmë me dinjitet njëri-tjetrin. Të ndërtojmë një klasë të mesme që funksionon për të gjithë. Të luftojmë kundër abuzimeve të pabesueshme të pushtetit që po shohim”.
“Është koha të thellohemi dhe të kujtojmë se ditë më të mira na presin”, shkruante zoti Biden. “Është koha për udhëheqje të respektuar në arenën ndërkombëtare- dhe udhëheqje dinjitoze në vend”, tha ai në prag të presidencës së tij./Voa
Bota
Trump nuk zhgënjen!/ I lë letër Presidentit të ri Joe Biden
Publikuar
22:07-
Nga
E.T
Ish Presidenti Donald Trump respektoi një traditë tre-dekadëshe të udhëheqësve amerikanë në largim, duke i lënë pasardhësit të tij, demokratit Joe Biden, një letër në Zyrën Ovale, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Nuk dihej menjëherë se çfarë kishte shkruajtur ai në letër.
Duke marrë parasysh largimin nga Uashingtoni para mbarimit zyrtar të mandatit të zotit Trump në mesditën e së mërkurës, dhe mungesën e tij në ceremoninë inauguruese të Presidentit Biden, u ngritën pikëpyetje nëse zoti Trump do t’i përmbahej traditës së filluar në 1989 nga Presidenti Ronald Reagan.
Zoti Trump nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe ai dhe Biden nuk kanë folur që para ditës së zgjedhjeve presidenciale. Presidenti Trump nuk e përmendi me emër Presidentin Biden as në fjalën e shkurtër të lamtumirës në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit.
Presidentët e kaluar kanë lënë letrat e tyre në tavolinën e Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku presidentët e rinj kanë gjetur urime të mira menjëherë pas fillimit të mandatit të tyre katër vjeçar.
Presidenti Reagan e filloi traditën, duke i thënë ish-nënpresidentit të tij dhe presidentit të ardhshëm George H.W. Bush: “George, unë çmoj shumë kujtimet që ndajmë dhe ju uroj gjitha të mirat. Ju do të jeni në lutjet e mia.”
Katër vjet më vonë, Bush uroi rivalin e tij demokrat, Bill Clinton, që e kishte mundur atë në zgjedhjet e nëntorit.
“Suksesi juaj tani është sukses i vendit tonë. Unë tani do t’ju mbështes fort”, tha ai.
Pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë, Clinton i tha pasardhësit të tij, George W. Bush, djalit të ish rivalit të tij George H.W., në vitin 2001, “Ju do të drejtoni një popull krenar dhe të mirë. Dhe që nga kjo ditë, ju jeni presidenti i të gjithë neve. Ju përshëndes dhe ju uroj suksese dhe shumë lumturi.”
Pas tetë vjetësh si president, Bush i ofroi demokratit Barack Obama urimet e tij më të mira në vitin 2009. “Do të ketë momente sprove. Kritikët do të marrin zemër. ‘Miqtë’ tuaj do t’ju zhgënjejnë. Por, ju do të keni një Zot të Plotfuqishëm për t’ju inkurajuar, një familje që ju do dhe një vend që po ju mbështet, përfshirë mua.”
Ndërsa u largua nga detyra katër vjet më parë pas dy mandateve në detyrë, Obama i uroi Presidentit Trump, edhe pse ai kishte bërë fushatë në vitin 2016 për demokraten Hillary Clinton.
“Urime për një fushatë të jashtëzakonshme”, thuhej në letrën që zoti Obama la për Presidentin Trump. “Miliona njerëz i kanë vendosur shpresat e tyre tek ju, dhe të gjithë ne, pavarësisht nga partia së cilës i përkasim, duhet të shpresojmë për begati dhe siguri të zgjeruar gjatë mandatit tuaj. Unë dhe Michelle ju urojmë më të mirën juve dhe Melania-s ndërsa nisni këtë aventurë të madhe dhe e dini që ne jemi gati të ndihmojmë në çdo mënyrë që të mundemi”.
Kishte pikëpyetje në Uashington nëse Presidenti Trump do ta ndiqte shembullin me një shënim për Presidentin Biden, sepse zoti Trump tashmë kishte thënë se ai planifikonte të thyente një varg traditash të vjetra që lidhen me tranzicionin paqësor të pushtetit në Uashington.
Presidentët që largohen zakonisht përshëndesin pasuesit e tyre në Shtëpinë e Bardhë në mëngjesin e ditës së inaugurimit dhe ata udhëtojnë së bashku drejt Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri.
Por Presidenti Trump u largua nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes pas një ceremonie lamtumire ushtarake në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit, duke hipur në avionin presidencial Air Force One për herë të fundit për një fluturim drejt rezidencës së tij përballë oqeanit Atlantik në Florida.
Kjo është hera e parë në 152 vjet që një president amerikan në largim nuk merr pjesë në ceremoninë e betimit të pasuesit të tij, normalisht një akt publik që simbolizon transferimin paqësor të pushtetit në demokracinë amerikane.
Ish presidenti Trump, një manjat i pasurive të patundshme i shndërruar në politikan republikan, ka bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve edhe pse dhjetra gjyqtarë, disa prej tyre të emëruar nga vetë ai, nuk gjetën prova thelbësore të mashtrimit që do të kishin vënë në pikëpyetje fitoren e zotit Biden.
Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj zotit Trump javën e kaluar pasi ai u kërkoi mijëra mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit më 6 janar për t’u përballur me ligjvënësit ndërsa ata po çertifikonin votat e Kolegjit Zgjedhor që konfirmuan fitoren e zotit Biden.
Mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin, disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë, duke shkaktuar një kaos që la pesë të vdekur, përfshirë një polic vdekja e të cilit po hetohet si vrasje. Dhjetra njerëz tashmë janë arrestuar nën akuza të ndryshme ndërsa hetimi mbi sulmin në Kapitol është ende duke vazhduar.
Zoti Trump përballet me një gjyq të Senatit në ditët në vijim për një akuzë të vetme, nxitjen e kryengritjes. Nëse shpallet fajtor, ai mund të mos ketë të drejtë të mbajë një post në qeverin federale.
Por zoti Trump, para udhëtimit të tij jashtë Uashingtonit, tha se ai do të “kthehet në një formë”.
Bota
Shpërthim i fuqishëm në Madrid/ Katër viktima dhe 11 të plagosur
Publikuar
21:59-
Nga
B.A.
Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë banimi në qendër të Madridit të mërkurën, raporton AP.
Të paktën 11 persona u plagosën në shpërthim, një në gjendje të rëndë, tha shërbimi i urgjencës në Madrid.
Zyrtarët konfirmuan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin një zjarr të vogël brenda ndërtesës përpara se të mund të sillnin qen, ekipe shpëtimi dhe ekspertë për të vlerësuar strukturën e mjediseve të dëmtuara.
Edhe pse shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk është raportuar për të lënduar në një shtëpi të të moshuarve afër dhe as në një shkollë ngjitur me ndërtesën.
Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida tha se disa dëmtime të lehta ishin identifikuar në shkollë, por, sipas tij, njerëzit nuk pësuan më shumë se “gërvishtje”./ REL
Lajme të Rekomanduara:

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin
Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore...

Para largimit nga detyra, Trump fal ish-këshilltari Steve Bannon dhe dhjetëra të dënuar
Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij, Steve Bannon, në kuadër të valës së fundit të faljeve dhe ndryshimeve të...