LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja PS-LSI/Çfarë do bëjnë kritikët e Metës dhe Ramës?

3 Prill 2017, 15:48, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta, vendosën të vijojnë ?martesën? pas darkës së gjatë të një nate më parë. Ky vendim i orëve të vona pritet të ngjallë reagime mes eksponentëve të të dyja palëve në koalicion, PS dhe LSI, të cilët prej kohësh kanë shprehur pakënaqëi dhe sulmuar ashpër njëri-tjetrin. Më kritikët ndër to, që dolën hapur me akuza dhe sulme, ishin ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të dy sulmuan dhe e pësuan, duke humbur postin qeveritar. Ylli Manjani foli i pari kundër kryeministrit Edi Rama, duke thënë mbase dhe të vërteta të hidhura ndaj tij, por që pa e menduar dy herë Meta e çoi në shtëpi, duke vijuar në krah të Ramës. Menjëherë pas tij, radhën e kishte ?armiku? i Metës, Saimir Tahiri, ku Edi Rama veproi po njëlloj si Meta me Manjanin. Të dy u përzunë nga koalicioni qeverisës, duke lënë dy ministritë më të rëndësishme.

Por, dy emrat e më sipërm nuk janë të vetmit, pasi ka dhe mjaft të tjerë, që nuk e duan një koalicion të tillë PS-LSI. Këtu vlen të përmendim deputetin Tom Doshi, i cili pritet të kandidojë nga PSD. Doshi është një ndër zërat më të fortë kundër Ilir Metës, deri në armik i thekur i tij, të cilin e akuzoi se ka paguar për vrasjen e tij.

Nga ana tjetër, është edhe deputeti i PS, Vladimir Kosta, një zë tepër kritik ndaj LSI-së, i cili ka kërkuar prej kohësh ndarjen nga kjo forcë politike.

Kritika të forta kanë lëshuar nga radhët e LSI-së edhe Vangjel Tavo, Luan Rama e Lefter Koka, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për çështjen e kanabisit në vend.

Nga radhët e PS-së mund të shtojmë dhe deputetin Eduart Ndocaj, Erjon Braçe, por edhe Gramoz Ruçi, i cili tha pak ditë më parë se me apo pa LSI-në, PS futet në zgjedhje dhe fiton.

Këto dhe shumë zëra të tjerë nga të dyja forcat e koalcionit qeverisës kanë dalë shpesh kundër marrëveshjes, e cila sapo u rinovua nga liderët e partive PS dhe LSI, Edi Rama dhe Ilir Meta.

Por, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga të gjithë këto zëra kritikë. Nuk dihet nëse ata do të pranojnë në heshtje këtë marrëveshje apo do të vijojnë në linjën e tyre kritike, me po të njëjtat sulme e akuza. Mbetet të presim në vazhdim …/CityNews

Lajmet e fundit nga