LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krasniqi: Çfarë ndodh me zgjedhje pa opozitën/Hila: Pse i përjashtoi Meta ndërkombëtarët

3 Prill 2017, 21:07, Aktualitet CNA

Politologu Afrim Krasniqi foli mbrëmjen e sotme në një media për situatën politike në vend. Krasniqi tha se mazhoranca nuk mund të shkojë në zgjedhje pa opozitën, pasi sipas tij, nuk do të zgjaste më shumë se 8 muaj.

?Preokupimi i mazhorancës është që opozita duhet të futet në zgjedhje. Edhe sikur të bëhen, ajo nuk do të zgjasë më shumë se 8 muaj. Gjithë tradita ku ka ndodhur në Evropën ish-komuniste nuk ka zgjatur më shumë se 8 muaj. Kjo është një lëvizje politike që i ofron zgjidhje?, tha Krasniqi.

Nga ana tjetër, Dritan Hila komentoi deklaratën e kreut të LSI, Ilir Meta, duke thënë se po i përjashton ndërkombëtarët për të ofruar veten si interlekutor ndërmjetës midis dy palëve.

?Kjo mënyrë sjellje mund të jetë një lloj lokomotive që mund të çojë një lloj zgjidhjeje. Fakti që përjashton faktorin ndërkombëtar, besoj se afron veten si interlekutor ndërmjetës midis dy palëve, që duket se kanë një qëndrim mur kundra murit. Fakti që Meta ju thotë hajdeni e merrni votat e mia nuk e bën kaq dramatike për sytë e socialistëve, çështjen e një qeverie që mund të mos e quajmë teknike, e quajmë të besimit?, deklaroi Hila./CityNews

 

Lajmet e fundit nga