LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DETAJET e darkës katër orëshe: Ja për çfarë ranë dakord Rama-Meta

3 Prill 2017, 10:17, Aktualitet CNA

Edi Rama dhe Ilir Meta duket se kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit edhe për 4 vitet e ardhshme, në darkën e djeshme.

Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se Rama dhe Meta kanë rënë dakord që të hyjnë në zgjedhje më 18 qershor.

Ata do bëjnë përpjekje t?i bëjnë një ofertë PD-së që të dalë nga çadra.

Oferta përfshin gjëra që kanë të bëjnë me transparencën e zgjedhjeve.

Por, PS dhe LSI nuk kanë ndërmend që t?i ofrojnë PD-së, qeveri teknike dhe shtyrje zgjedhjesh, siç kërkon Lulzim Basha me insistim.

PD me shumë gjasë nuk do të pranojë.

Kjo e zgjidh në parim çështjen e presidentit dhe mënyrën se si do të zgjidhet nga ky parlament.

Pas darkës së djeshme, tashmë nuk ka më dilema për vazhdimin e koalicionit PS-LSI, zgjedhjen e presidentit të rid he hyrjen në zgjedhje bashkë, më 18 qershor.

Në ditët në vijim pritet që të detajohet ajo për të cilën Rama dhe Meta kanë rënë dakord në darkën e 2 prillit./TemA

Lajmet e fundit nga