LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot/Si i dënon Lal plehu banorët e Tiranës që nuk e kanë votuar

2 Prill 2017, 19:50, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha publikon disa foto nga kryeqyteti, ku duke mbeturinat dhe fëmijët që lozin mes tyre, duke shkruar se Lal plehu dënon banorët e Tiranës që nuk e kanë votuar.

Më tej, ai publikon mesazhin e qytetarit dixhital, i cili denoncon se Veliaj ndëshkon me plehra për diskiminim.

Ja denoncimi i plotë:

Kjo eshte Tirana, nuk eshte Kandahari!
Ja si i denon Lal plehu banoret e Tiranes qe nuk e kane votuar!
Qytetari dixhital denoncon:
Lal plehun qe ndeshkon me plehra per diskriminim
banoret ne zemer te Tiranes! Lexoni mesazhin dhe shifni fotot qe ai ka derguar! sb
“Mirmbrema Doktor,
Jam nje banor i rruges Eshref Frasheri ne nje nga lagjet me te medhaja ne Tirane Don Bosko. Po ju drejtohem ne emer te 250 familjeve te nje pallati te harruar nga ai qe e ka ndertuar nga zoti dhe nga gjithshka por mbi te gjitha nga djali i Mjaft Erion Veliaj . Sipas zoteris se tij Z. Mjaft tashme kryetar Bashkie ne dhe femijet tane jemi te destinuar te jetojne rreth plehrave sepse duke qene se jemi nje lagje me nje numer te madh verjoresh qe nuk e kemi votuar duhet te denoheni dhe te vuajme . Dhe dhuraten me te madhe na e beri Z. Mjaft me parkun e eco Tirana ku na duhet te ndjejme aromen e kendeshme te koshave te plehrave . Epidemia e Tiranes do filloj ne Don Bosko te siguroj.
Fotot do te flasin vete.
Duke ju falenderuar per miresine qe mbartni brenda vetes.
Rrespekte.”/CityNews

Lajmet e fundit nga