LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita Botërore e Autizmit/Ministrja e Shëndetësisë: Jam ndryshe, njësoj si ti! (Video)

2 Prill 2017, 07:58, Aktualitet CNA

Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një mesazh në ditën botërore të Autizmit.

Në rrjetet sociale, ministrja shkruan se do kthehet vëmendja drejt personave të prekur nga çrregullimet e spektrit autik.

Më tej, ajo shton se autizmi nuk është pjesë e zgjedhjes, por së bashku mund të bëhemi pjesë e zgjidhjes.

Ja mesazhi:

Unë jam ndryshe, njësoj si ti!
Me këtë mesazh, sot, në ditën Botërore të Autizmit, dëshirojmë të kthejmë vëmendjen drejt personave të prekur nga çrregullimet e spektrit autik.
Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë ndërgjegjësimin për të shmangur diskriminimin ndaj të prekurve nga autizmi, njëherësh, bën thirrje për diagnostikimin e hershëm të autizmit, si mënyra më efikase për të sjellë një përmirësim të dukshëm e të qëndrueshëm përmes terapive në stadet e para të sëmundjes.
Muaji Prill është muaji Botëror i ndërgjegjësimit për autizmin.
Autizmi s’është pjesë e zgjedhjes por së bashku mund të bëhemi pjesë e zgjidhjes!
#Ndriçoblu në mbështetje të fushatës së ndërgjegjësimit për autizmin!/CityNews

Lajmet e fundit nga