Connect with Us

Çfarë u tha më 1 Prill/Rama-Meta heshtin për koalicionin

Aktualitet

Çfarë u tha më 1 Prill/Rama-Meta heshtin për koalicionin

Publikuar

-

Të dy dolën, folën, por nuk thanë asgjë. Edi Rama dhe Ilir Meta u panë dje në ekranet televizive, në rrjetet sociale, dhanë mesazhe, thanë gënjeshtra, por të dy “harruan” të thonin të vërtetën e madhe, atë që lindi pikërisht në ditën e gënjeshtrës, fatin e koalicionit PS-LSI.

Katër vite më parë, më 1 prill, Rama dhe Meta do të uleshin në tryezën e bashkëpunimit, duke nënshkruar marrëveshjen për të vijuar rrugën e qeverisjes së bashku. Por, vetëm 4 vite më vonë, gjithçka duket se ka ndryshuar, dhe palët janë kthyer në “armiq” të njëri-tjetrit, ku e vetmja gjë që ka mbetur është sulmi dhe vreri që eksponentët e të dyja forcave politike nxjerrin nga goja.

Kryeministri Rama ishte mjaft aktiv dje në rrjetet sociale, ku nuk munguan akuzat ndaj opozitës, madje dhe gënjeshtra për qeveri teknike, deri tek intervista që kishte dhënë për Tv francez “France24”, por në asnjë moment nuk u ndal te koalicioni, duke e kaluar këtë ditë në heshtje.

Nga ana tjetër, kreu i LSI, Meta, foli nga Kuçova, dha një mesazh të fortë për krizën politike në vend, iu kërkoi partive të dialogojnë për zgjidhjen e saj, por harroi të thotë të vërtetën e shumëpritur, vijimin e koalicionit.

Teksa të gjithë janë me sy e vesh drejt tij, në pritje të një përgjigjeje, Ilir Meta vendos të heshtë, duke mbajtur kështu në “ankth” liderin socialist, me të cilin bashkëqeveris, Edi Ramën. Ndoshta kjo është një strategji e Ilir Metës, për të mbajtur nën presion kryeministrin, me synimin për të “zaptuar” më shumë hapësirë në qeveri.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid-19/ Spahia: Dështim spektakolar i Edi Ramës

Liderët zgjodhën heshtjen, por një sinjal erdhi nga radhët e LSI-së. Ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili do të thyente heshtjen në mbrëmje, duke folur për koalicionin. Ai thoshte hapur se si fillim duhet zgjidhur kriza politike dhe çështja e zgjedhjeve, duke hedhur dyshime se atom und të shtyhen në vjeshtë, me situatën e krijuar. Pasi të zgjidhet kjo çështje, tha Manjani, duhet të flasim për koalicionin.

Tashmë pritet data 18 prill, i cili është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të parë se çfarë do të vendosin palët./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  “Lider nuk je, por bëhu burrë”/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të bëjnë banditët, por dashuria për vendin

LEXO EDHE:  "Lider nuk je, por bëhu burrë"/ Basha i përgjigjet Ramës: Nuk të bëjnë banditët, por dashuria për vendin

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE