LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e dini pse ekzistojnë vetëm katër ngjyra pasaportash në gjithë botën?

2 Prill 2017, 12:58, Aktualitet CNA

Në të gjithë botën ka 4 ngjyra kryesore të pasaportave dhe secili vend ka arsyet e veta për përzgjedhjen e ngjyrës.

Ngjyra e pasaportës së shtetit tuaj nuk është thjeshtë një rastësi, por ka një kuptim.

Pasaporta e kuqe
Kjo është ngjyra më e zakonshme e pasaportave. Pasaportat me një mbulesë të kuqe janë zgjedhur nga vendet që kanë ose kanë pasur një sistem komunist. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë, Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe. Vendet anëtarë të Bashkimit, përveç Kroacisë, përdorin pasaporta me nuanca të tjera të ngjyrës së kuqe. Vendet e interesuara për tu anëtarësuar në BE si Shqipëria, Maqedonia, Turqia, vitet e fundit kanë ndryshuar formatin e pasaportës së tyre.

Pasaporta blu
Kjo është ngjyra e dytë më e përhapur për pasaporta. Ngjyra blu e tyre simbolizon ?botën e re?.

Pasaporta jeshile
Shumica e vendeve myslimane kanë pasaporta jeshile. Vende të tilla si Arabia Saudite, Pakistani, Maroku etj.
Jeshilja konsiderohet si ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed dhe është simbol i natyrës dhe jetës.

Pasaporta e zezë

Kjo është edhe pasaporta me e rrallë. Pasaporta e zezë përdoret në disa shtete afrikanë si Zambia, Kongo, Çad, Malawi etj. Gjithashtu përdoret edhe në Zelandën e Re, pasi për ta ngjyra e zezë është ngjyrë kombëtare. /CityNews

Lajmet e fundit nga