LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Galdini: 2 Prilli ndodhi për të vrarë zgjedhjet e lira e të ndershme

2 Prill 2016, 11:06, Aktualitet CNA

Me rastin e 25 vjetorit te ngjarjes se 2 Prillit ne qytetin e Shkodres kur u vrane pabesisht 4 besimtare te lirise, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, shpërndau nje deklarate per shtyp. Nepermjet kesaj deklarate Kryetari i LDE Arian Galdini shprehet se: “Vrasja e Arben Brocit, Besnik Bishanakut, Besnik Cekes dhe Naim Kryeziut ne 2 prillin e vitit 1991, ishte akti gjakatar i Diktatures Komuniste per ta ndalur perdhunshem mundesine e shqiptareve per ta fituar lirine e tyre nepermjet zgjedhjeve pluraliste. Vetem 2 dite para se te ndodhte vrasja e ketyre 4 besimtareve te lirise, Diktatura perdhosi zgjedhjet e para pluraliste duke i siguruar Partise qe sundoi per 45 vjet, qe te veteshpallej serish fituese edhe ne diten kur duhej te binte ne gjunje para votes se lire. Por te bindur se me perdhosjen e zgjedhjeve duke u veteshpallur fitues, sherbetoret e Diktatures ne renie, e kuptuan se nuk mund ta ndalnin renien e tyre nese nuk do te vrisnin guximin e shqiptareve per ta kerkuar lirine me cdo kusht. Ndaj edhe ne ate 2 prill tragjik ata nuk vrane 4 njerez por ekzekutuan 4 here deshiren e shqiptareve per liri. Ndaj edhe Arben Broci, Besnik Bishanaku, Besnik Ceka dhe Naim Kryeziu do te mbeten ngahera te kujtuar ne historine e demokracise shqiptare si heronjte e pare te lirise.”

Me tej, Kryetari i LDE Arian Galdini thote: “Eshte detyre imperative e jona, e cdo qytetari shqiptar, e cdo aktivisti civil, e cdo partie politike, por mbi te gjitha e jona si opozitare dhe parti opozitare qe kujtimin e 4 heronjve te lirise qe u vrane ne 2 prill 1991, ta kthejme ne nje ngasje, shtyse, motivim qe sot me shume se kurre tu rikthejme lirine dhe demokracine e kerkuar shqiptareve. Ne keto 2 dekada e gjysem, ne te gjithe kemi deshtuar. Te gjithe kemi peshen tone te fajit e pergjegjesise per deshtimin e madh ne ngritjen e virtytshme, te paster e te ndershmr te lirise dhe te demokracise. Ne e beme pis lirine dhe demokracine. Ne u kthyem ne grykesa qe pushtetin nuk e pame per asnje cast si sherbese ndaj shqiptareve dhe lirise, demokracise, zhvillimit dhe europianizimit te tyre. Ne pushtetin e pame dhe e perdorem si fuqi per perfitime private ose pakicash. Dhe kjo grykesi e pashoqe qe na karakterizoi ne keto 25 vite, kjo driteshkurtesi imorale dhe amorale qe na pershkoi, ky shpirt perfitimi meskin qe na perfaqesoi, kane vrare cdo shprese e ideal. Keshtu nuk mund te vazhdohet me. Kjo kulture e gabuar 25 vjecare qe ka vrare lirine, demokracine, zhvillimin dhe shpresen tone duhet ndryshuar. Shqiptaret dhe Shqiperia meritojne me shume e me mire. Ky vend meriton nje beteje madhore per rithemelimin e lirise dhe demokracise nepermjet rikthimit tek vlerat dhe parimet shtetndertuese, humaniste dhe perendimorizuese. Ne si Opozitare, Opozita shqiptare sot ne kete dite duhet te zotohet qe shqiptareve tu siguroje zgjedhje te lira dhe te ndershme si edhe nje vizion te ri ku qytetari nuk bastiset por lartesohet.”

Lajmet e fundit nga