LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shenjat e para të luftës tregtare? Trump nxjerr armën e çelikut

1 Prill 2017, 06:41, Aktualitet CNA

Presidenti amerikan kërkon me një dekret të ri të zbulojë arsyet e çekulibrave dhe deficiteve në tregtinë e SHBA-së. Ai kërcënon partnerë si Gjermania e Kina. Në fokus janë prodhues gjermanë të çelikut.

Me dekretin e ri të miratuar të premten (31.03) presidenti amerikan kërkon që të vihen në lupë të gjitha marrëdhëniet tregtare të SHBA-së për të zbuluar shkelje të mundshme por edhe arsyet e çekuilibrave tregtarë. Pas 90 ditësh rezultatet do t’i prezantohen Trumpit, dhe ato do të jenë baza për vendimet e ardhshme, tha ministri amerikan i Tregtisë Wilbur Ross në Shtëpinë e Bardhë.

Në fokus janë vendosur vende, kundrejt të cilave SHBA ka një deficit të lartë tregtar. Në krye të tyre ndodhet Kina, më pas radhiten Gjermania, Japonia, dhe Meksika, po ashtu edhe Vietnami, India, Tajlanda, Koreja e Jugut e Zvicra. Që para miratimit të dekretit, ministri amerikan Ross shtroi pyetjen: ?Ka industri të caktuara, të cilat duhen hetuar në lidhje me tatimin?”

Çmime dumping në sektorin e çelikut?

Përgjigjen e ofroi po vetë ministri i Tregtisë: ?Një industri çeliku e shëndetshme është vendimtare për ekonominë tonë dhe bazë prodhimi, por industria jonë është nën goditjen e prodhuesve të huaj, të cilët vërvisin dhe i subvencionojnë eksportet e tyre”, tha Ross në Shtëpinë e Bardhë. Qeveria amerikane ka akuzuar disa prodhues të çelikut për çmime dumping, ndër to edhe firmat gjermane, Salzgitter AG dhe Dillinger Hütte. Ross ka kërcënnuar me pasoja. SHBA do të zbatojnë ligjet e tregtisë me vendosmëri dhe në rast nevoje do të vendosin dogana me efekt prapaveprues. Qeveria e quan ?dumping” shitjen e produkteve nën ?vlerën e tyre të prodhimit”. Një hulumtim i zgjeruar ka konkluduar, se shitje të tilla janë bërë në të shkuarën tek prodhuesit e çelikut nga Austria, Franca, Belgjika, Gjermania, Italia, Koreja e Jugut dhe Tajvani.

Reagimi gjerman

Firma gjermane Salzgitter AG, prodhuesi i dytë më i madh i çelikut në Gjermani i hodhi poshtë akuzat për dumping. Në këtë procedim për dumping bëhet fjalë për produkte llamarinash, me të cilat furnizohet një fabrikë tubacionesh në SHBA, sqaroi një zëdhënës i këtij koncerni ditë më parë. Akuzat për shitjen e produkteve nën vlerën e prodhimit janë pa bazë, tha ai. Edhe prodhuesi tjetër Dillinger Hütte i kritikoi akuzat. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel u shpreh se ?nuk ka mirëkuptim” për vendimin e Ministrisë Amerikane të Tregtisë . ?Megjithë angazhimin tonë dhe intervenimin e disahershëm të Bashkimit Europian, Ministria e Ekonomisë së SHBA-së ka përdorur metoda që bien ndesh me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.” Qëllimi është me sa duket dëmtimi i konkurrentëve të industrisë amerikane të çelikut. ?Industria amerikane mbrohet duke dëmtuar industrinë gjermane të çelikut, që është më cilësore”, tha Gabriel. /DW

Lajmet e fundit nga