Connect with Us

Rama-Meta, bandë hajdutësh/Basha: Ja mesazhi i qytetarëve për budallenjtë!

Aktualitet

Rama-Meta, bandë hajdutësh/Basha: Ja mesazhi i qytetarëve për budallenjtë!

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se sot është 1 prilli, dita e gënjeshtrave dhe ditëlindja e koalicionit të gënjeshtrave.

Në rrjetet sociale, Basha shkruan se shqiptarët sot kanë një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e 1 prillit.

Sipas tij, budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë vendosur të mos pranojnë kurrë të trajtohen si të tillë nga një bandë hajdutësh.

Ja reagimi

Sot është 1 prilli dita e gënjeshtrave dhe ditëlindja e koalicionit të gënjeshtrave. Me siguri, në paktin e 1 prillit 2013 teksa përpunoheshin mashtrimet e mëdha për shëndetësinë falas, për 300 mijë vende pune, bashkautorët kanë qeshur sepse kanë menduar se kjo ishte dita për t’i trajtuar shqiptarët si budallenj që mund t’i gënjesh, mund t’i mashtrosh, mund t’ua marrësh votat dhe pastaj të bësh çfarë të duash me to.

LEXO EDHE:  Edi Rama, lëvdata Metës shigjeta ndaj Kryemadhit

Sot, 7 javë pasi shqiptarët qëndrojnë në shesh me trup, me mendje dhe me shpirt, ata kanë një mesazh për Edi Ramën dhe për koalicionin e 1 prillit: budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë vendosur të mos pranojnë më kurrë të trajtohen si të tillë nga një bandë hajdutësh e bërë njësh me krimin. Sot, më 1 prill, budallenjtë janë ata që qëndrojnë pas fasadave, që mendojnë ende se gjërat mund të zgjidhen me pazare dhe me mashtrime.

Sot ata duhet të kuptojnë të vërtetën: zgjidhja e vetme është qeveria teknike, e cila do të luftojë drogën, do të zbatojë dekriminalizimin dhe do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nën hetim për ndërtim pa leje/ Kush janë 31 qytetarët dhe 5 zyrtarët e proceduar në Kukës

Publikuar

-

Nga

Nën hetim për ndërtim pa leje/ Kush janë 31 qytetarët dhe 5 zyrtarët e proceduar në Kukës

Policia e Kukësit njoftoi pasditen e së premtes se ka nisur hetimet për 36 persona, prej të cilëve 5 zyrtarë lokalë, të cilët i akuzon për ndërtime pa leje dhe shpërdorim detyre gjatë periudhës kohore 2020-2021.

Operacioni policor i koduar “Normality 4” u bë me dije pasi kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kërkuan “zero tolerancë” nga policia për sa i përket ndërtimeve pa leje.

Pesë zyrtarët e proceduar për “shpërdorim detyre” janë nga institucionet lokale dhe qëndrore:

1. Kryetari i IKMT-së së qarkut Kukës Tasim Nerguti,
2. Kryetari i IMT-së së Bashkisë Kukës, Endrit Dida,
3. Kryetari i IMT-së së Bashkisë Tropojë, Artan Gjyriqi,
4. Inspektori IMT-së së Bashkisë Has, Ardian Bardhoshi,
5. Drejtori i Urbanistikës së Bashkisë Has, Novruz Bardhoshi,

Policia e Kukësit thotë se në Kukës (50 ndërtime pa leje), Has (36 ndërtime pa leje) dhe Tropojë (44 ndërtime pa leje) ka evidentuar 130 ndërtime pa leje për të cilat mbajnë përgjegjësi zyrtarët në fjalë.

Paralelisht me zyrtarët janë proceduar “në gjendje të lirë” për ndërtim pa leje:

1. Ilir Gjuta, për banesë dykatëshe pa leje në Shtiqën,
2. Astrit Axhami, për shtesë kati pa leje në Shtiqën,
3. Arjan Muçmata, për shtesë kati pa leje në Shtiqën,
4. Bilbil Shehu, për banesë trekatëshe pa leje në Nangë,
5. Oliver Onuzi, për banesë dykatëshe pa leje në Nangë,
6. Teki Onuzi, për banesë njëkatëshe pa leje në Nangë,
7. Shkëlqim Onuzi, për banesë njëkatëshe pa leje në Nangë,
8. Malik Lashi, për banesë trekatëshe pa leje në Bushtricë,
9. Halit Lashi, për ndërtesë njëkatëshe pa leje në Bushtricë,
10. Ardit Kovaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Kukës,
11. Servet Kovaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Kukës,
12. Fjodor Hallaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Përbreg,
13. Sejdi Leka, për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
14. Liman Gjana, për banesë dykatëshe pa leje në Bicaj,
15. Fiqiri Gjana, për banesë dykatëshe pa leje në Bicaj,
16. Hod Basha, për banesë njëkatëshe pa leje në Qinamak,
17. Met Rexha, për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
18. Rrahman Rexha ,për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
19. Bashkim Jakupi, për banesë dykatëshe pa leje në Shtiqën,
20. Valdet Gjeta, për banesë dykatëshe pa leje në Zall-Lusen,
21. Përparim Murati, për banesë trekatëshe pa leje në Shtiqën,
22. Sabri Nika për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
23. Kastriot Veizi, për banesë njëkatëshe pa leje në Lojme,
24. Beqir Dema, për stallë pa leje në Përbreg,
25. Korab Matmuja, për banesë njëkatëshe pa leje në Përbreg,
26. Rexhep Shahu, për banesë dykatëshe pa leje në Përbreg,
27. Hamz Duraku, për banesë njëkatëshe pa leje në Bardhoc,
28. Bislim Rexha, për banesë njëkatëshe pa leje në Përbreg,
29. Hardein Shaqiri, për banesë njëkatëshe pa leje në Morinë,
30. Xhanije Taçi, për banesë dykatëshe pa leje në Bardhoc,
31. Isen Dida, për banesë dykatëshe paleje në Përbreg./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndërtim i paligjshëm/ Procedohen 31 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Publikuar

-

Nga

Akuzohen për ndërtim të paligjshëm/ Procedohen 32 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Qeveria shpalli nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, duke ka tërhequr vëmendjen policisë për këtë çështje.

Kjo ka bërë që policia e Kukësit të vihet në lëvizje dhe të procedojë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 31 persona, të cilët kryesisht po ndërtonin shtëpi banimi 1 deri në 3 kate.

Mësohet se nga Seksioni i Për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, janë proceduar penalisht  dhe janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 5 punonjës të bashkisë.

LEXO EDHE:  Edi Rama, lëvdata Metës shigjeta ndaj Kryemadhit

LEXO EDHE:  Habit deputeti demokrat/ A u masakrua cjapi alias Rama nga kasapi alias Presidenti?

Konkretisht janë ndëshkuar Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Publikuar

-

Nga

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me operacionin ku u sekuestruan 1 kg kokainë, dhe u arrestua dhe një efektiv i RENEA-s.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit “Baron”, ranë në pranga 3 persona. Bëhet fjalë për shtetasit Ded Nimani, Luan Gaçi si dhe efektivi Xhuljo Liçin.

Njoftimi i policise

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, Xhuljo Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

LEXO EDHE:  Edi Rama, lëvdata Metës shigjeta ndaj Kryemadhit

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Bino tregon sa persona do vaksinohen në ditë

Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit, shtetasi Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

LEXO TE PLOTE