LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministra, Kryetarë Komunash e Këshilltarë po hetohen nga shteti

1 Prill 2017, 18:20, Aktualitet CNA

45 zyrtarë shtetërorë po hetohen nga shteti për korrupsion. Të dhëna këto që u bënë publike nga Agjencia Kundër Korrupsion gjatë ditës së djeshme.

Raportimi i rremë i pasurisë, dhuratave, keqpërdorimi i pozitës zyrtare janë disa prej veprave në të cilat janë të përfshirë zyrtarët e dyshuar.

?Nga numri i përgjithshëm i rasteve të përcjella në Prokuroritë dhe DHKEK- Policia e Kosovës numrin e dytë më të madh të tyre e përbejnë veprimet korruptive të parapara sipas nenit 422 të KPK-së. Në disa raste kjo vepër penale është shoqëruar edhe me vepra tjera penale Konflikti i interesit (neni 424 të Kodit Penal të Kosovës) dhe Mashtrimi (neni 335 të Kodit Penal të Kosovës). Þ Konflikti i interesit – Sipas kësaj vepre penale të përcaktuar në nenin 424 të Kodit Penal të Kosovës në Prokurorinë kompetente është përcjellë vetëm një (1) rast?, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Mashtrimi dhe konflikti i interesit janë rastet të cilat prijnë me numër. Në këto vepra penale janë përfshirë ministra, zëvendësminitra, këshilltarë, kryetarë komunash, anëtar komisioni, drejtor të departamenteve në Ministri, Këshilltar në Ambasada, në asamble komunale ..

Më poshtë mund të gjeni postet në të cilët po hetohen zyrtarët:

Personat e përfshirë në këto raste janë nga nivele të ndryshme si:

Ministër, zëvendës Ministër, Këshilltar i Ministrit,

Kryetar i Komunës, Anëtar Komisioni në Institucion të Pavarur, Drejtor në Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së caktuar,

Sekretar i Përgjithshëm në Ministri, Shef Kabineti i Ministrit, Asistentë Ekzekutiv dhe Asistentë Administrativ në Ministri,

Anëtarë të Këshillit Drejtues në Universitet Publik, Drejtor i Departamentit në Ministri, Menaxher të Prokurimit dhe Zyrtarë të Prokurimit në Ministri,

Drejtor Ekzekutiv në Spital Rajonal, ish Drejtor i Drejtorisë dhe Shef Sektori në nivel komunal, zyrtarë të Ministrisë të angazhuar në Komision Përzgjedhës për Shërbimin Civil, zyrtarë Komunal të angazhuar në Komisione të caktuara,

Ministër Këshilltar në Ambasadë, Këshilltar të Asambleve Komunale, Kryesues

Anëtarë Bordi të Ndërmarrjeve Publike Lokale, anëtar të Komisionit të Aksionareve të Ndërmarrjes Publike Lokale, Drejtor në institucione të pavarura etj.

41 raste bëhet e ditur se janë përcjellë në Prokurori, derisa 13 prej tyre veprimet e dyshuara nuk ka qenë e mundur të kualifikohen se cfarë veprash u takojnë.

?Në mesin e 41 rasteve të përcjella në Prokurori dhe DHKEK – Policia e Kosovës për procedim të mëtutjeshëm, në disa prej tyre janë të përfshira dy e më shumë vepra penale. Veprat penale i përkasin kryesisht kapitullit XXXIV Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës, mirëpo nuk përjashtohen rastet kur janë përcjell me dyshime për veprime të sanksionuara në kapitujt tjerë sipas Kodit Penal të Kosovës. Ndërsa, në 13 raste, për veprimet e dyshuara nuk është arritur që të kualifikohen se çfarë figure të veprës penale paraqesin, për shkak të tejkalimit të mundësisë dhe kompetencës hetimore të Agjencisë?./Kosova Sot

Lajmet e fundit nga