LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komentuesit sulmojnë Ledionin/ Top Channel, television i biondeve dhe pa risi

1 Prill 2017, 10:37, Aktualitet CNA

Ka mjaftuar një status i Ledion Liços ku i kundërpërgjigjet haptazi Rudina Xhungës, pas sulmit të kësaj të fundit se Top Channel kishte humbur audiencën, që menjëherë të shpërthenin pakënaqësitë. Janë ndjekësit në faqen zyrtare të Ledionit, të cilët kanë dhënë argumenta të ndryshme se niveli i televizionit ka rënë.

Statistikat e bëra publike nga moderatori që në orët e para të ditës, kanë sjellë vërshimin e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer edhe ironitë ndaj tij personalisht. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, një ndër komentuesit është kthyer pas në kohë, duke bërë një paralelizëm me kohën e Tanit dhe kjo aktuale.

?Shumë larg nga Tani i Topit. Ju ngriti një perandori juve, u takon vetëm ta mbani?. Po kështu një tjetër komentues vë në dukje se Top Channel ishte i pari televizon dikur, por kur ishte gjallë presidenti i vërtetë, pasi trashëgimtarët nuk po ia dalin dot mbanë. E një tjetër ndjekëse ka kërkuar publikisht që ky television të vazhdojë me të njëjtat ritme sikundër e la Tani me meritat e tij. CityNews po ju përcjell disa prej komenteve më pikante të ndjekësve.

10:34 Aktualitet

Si lindi 1 Prilli?

Dita e Gënjeshtrave, dikur dita e vitit të ri. Me ndryshimin...

Lajmet e fundit nga