LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Identifikohet viktima në burgun e Shënkollit/Me çfarë u helmua i riu

1 Prill 2017, 16:02, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga burgu i Shënkollit, ku një 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës. Mësohet se viktima Albi Luka, 18 vjeç, me origjinë nga Burreli, por që jetonte prej vitesh në Fushë Krujë, është helmuar me gaz brenda ambienteve të qelisë.

Fillimisht u dyshua se vdekja e 18-vjeçarit kishte ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Edhe pse u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, bluzat e bardha thanë se 18-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Viktima ishte arrestuar një muaj më parë dhe mbahej në paraburgim. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të riun drejt aktit të vetëflijimit, ndërkohë policia po vijon hetimet per ngjarjen./CityNews

Lajmet e fundit nga