Connect with Us

Haberet e Mitros/ Në portin e Kavajës

Aktualitet

Haberet e Mitros/ Në portin e Kavajës

Publikuar

-

E nisa ditën duke bërë llogje ne Ezmerkën. -Në Kavajë po ndërtohet porti më i madh në Adriatik. Ajo:- Sot mund të thuash çdo broçkull. Është ditë e renave.
Unë:- Porti i Kavajës? Nuk është renë, por investimi super gjigant i Ramës?!

Ajo:-Kur kemi portin e Durrësit, pse duhet port në Kavajë? Apo për inat të Sali Berishës?!
Unë:-Nuk është faji im që nuk i përtyp haberet nga parlamenti! Behar. Viti 2016. Në parlament u votua marveshje për ndërtimin e portit. Do ngrihet në Karpen. Investimi: 5 miliardë dollarë. Do punësohen 20 mijë punonjës. Porti i Kavajës do jetë si filial i portit të Roterdamit! Një deputet pyeti: Sa kapitale ka kompania që do ndërtoi portin?…100 mijë dollarë?…U bëka porti me thërrime? Tha me sarkazëm deputeti demokrat Edmond Spaho?…Në kapitalizëm na qënka një zakon. Vë disa grosh si aksion. Pastaj si prifti i përrallës, mbledh dollarë me lopatë të madhe.

Ajo:-Kam një pyetje: Pse nuk kam parë Ramën me gërshërë në dorë, për të prerë shiritin e fillimit të punimeve?
Unë:-“Thelat” e mëdha, presin të “përtypen” kur të fullojë fushata e zgjedhjeve. Dmth kur të vijë shën Qershori!A nuk shkojmë në Kavajë për të parë kantjerin e ndërtimit?
U nisëm. Mbritëm në Kavajë. Pyetëm një zonjë. Zgurdulloi sytë. Kur u larguam dëgjova që i tha shoqes:
-Paska shkarë Mitroja?

-Normale,-i tha tjetra.-Burrat i marros martesa e parë. Mitroja është martuar dy herë. I gjori!
Mbritëm në Karpen. Ku kantieri?…. Kemi parë. Kemi dëgjur,- tha një burrë.-Por fjalë e mirë e gur në trastë.
Nga thundrat majat. Në makinë hapa radjon. Lajme. “Top Albania”…
Ministria e Ekonomisë:-Në portin e Kavajës nuk kanë filluar punimet. Fajin e ka Avokati i Shtetit. Nuk ka caktuar një avokat për zbatimin e marveshjes.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/FOTO ME ENVERIN

Avokati i Shteti:- I kemi kërkuar avokat ministrisë së Drejtësisë. Nuk kemi marrē përgjigje.
Normale për dy arsye. Së pari. Ministria e Drejtësisë është nën hyqmin e LSI-së. Ministri eshtë i pavarur nga Rama. Së dyti. Janë këmbyer tre ministra në motmot. Humbasin kartat.
…Dhe u plakën e u trashëguan?!…/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

E rëndë/ E reja shqiptare vritet në sy të dy fëmijëve të mitur

Publikuar

-

Nga

Një ngajrje e rëndë është regjistruar në SHBA, ku e reja shqiptare 27 vjeçare, është gjetur e vrarë në makinën e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se në makinën ku e reja u gjet e pajetë ishin dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët ishin të tmerruar nga ngjarja.

Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil thotë se rreth orës 5:30 pasdite të Shtunën është marrë një telefonatë në 911, për raportet e një personi të qëlluar në bllokun 100 të Rrugës 60 në Jug.

Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren Joana Peca të vdekur brenda një makine nga një plagë e dukshme me armë zjarri. Dy fëmijët e vegjël të Pecës ishin gjithashtu në makinë, të padëmtuar, por të tmerruar, sipas policisë.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Bato me dy celularë?!

“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha Bentil.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/ GOMARIT DHE TVSH PA BISHT…

Policia tani po i kërkon komunitetit çdo informacion në lidhje me incidentin.

“Sa herë që kemi fëmijë, jeta e të cilëve është prekur nga dhuna në këtë mënyrë, ne i kërkojmë komunitetit që të lutemi të dalë përpara,” tha ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hipokrizia e Metës/ Si mburrej me pasurinë e tij dhe tallej me qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare”.

Kështu është shprehur pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale, duke shprehur të njëjtën kohë edhe hipokirizi dhe pabesi.

Hopokrizi dhe pabesi për shkak se Ilir Meta nuk fut so në politikën shqiptare, nuk ra nga qielli në oborrin e Presidencës dhe pa se Shqipëria po braktiset dhe po boshatiset nga të rinjtë.

Përkundrazi Meta  është i pari që ka kontribuuar në zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë.

Meta ka rreth 30 vite që është në politikë dhe për më tepër ka qenë në maja të pushtetit si në koalicion me Partinë Socialiste ashtu edhe në koalicion me PD.

Shqipëria nuk u varfërua sot, qytetarët dhe të rinjtë nuk u larguan sot, por edhe gjatë kohës që Meta, bëntë, Ministrin, Deputetin, Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e LSI apo edhe Presidentin.

Sot, largimet e të rinjve nga Shqipëria kanë arritur kulmin dhe fajtor për këtë gjë është edhe Ilir Meta, i cili sot hiqet sikur po i dhimbset Shqipëria.

Ilir Meta, është politikani i vetëm që mbi të janë hedhur akuza për korrupsion dhe jo në ajër, por duke u bazuar në deklarata të bashkëpunëtorëve të tij siç është deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për vjedhjen e floririt, apo akuzat e të ndjerin Dritan Prifti, i cili ia faktoi me zë dhe figurë, por që drejtësia u bë pjesë e padrejtësisë.

Nga ana tjetër, pas asnjë lloj biznesi vetëm me me paga shtetërore Ilir Meta, krijoi pasuri marramendëse dhe përrallore që shokoi çdo shqiptar.

I madh e vogël, në Shqipërinë e varfër dhe të braktisur e panë në televizion vilën e tij lukzose në Gjirin e Lalzit, vilë të cilën nxitoi ta zhdukte nga ekrani.

Bëmat ku lakohet emri i Metës janë të shumta, ndërsa sot del me hipokrizi dhe hiqet si i shqetësuar për fatin e të rinjve shqiptarë, ndërsa nga karriget e politikës, i ka bastisur me vite të tëra, për të krijuar luksin e tij dhe të fëmijëve të tij.

LEXO EDHE:  Filip Çakulli, historia gazetarit rebel, nga diktatura në demokraci

Ilir Meta, ndoshta duhet të flasë dhe të sqarojë skandalet e tij, para se të përpiqet të ndryshojë fytyrën me të cilën dyshohet se ka bërë zhvatje të fondeve publike dhe korrupsion.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Bato me dy celularë?!

Në kurriz të të rinjve shqiptarë, Meta siguron luksin e fëmijëve të tij

Në vitin 2019, në një konferencë për media, Presidenti Ilir Meta doli dhe u mburr për pasurinë e tij, duke thënë se i kishte siguruar fëmijët.

Ndërsa foli për pallatin e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, tek zona e “Unazës së Re”, përmendi edhe sigurimin pasuror të fëmijëve.

Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, është shprehur Presidenti në vitin 2019.

Shqiptarët e dinë që Meta i ka të sigurtë fëmijët e tij dhe jo vetëm nga pallati i Monikës në “Unazën e Re”, por edhe me pasuri të tjera sa të deklaruara dhe të padeklaruara.

Fëmijët  e Ilir Metës kanë ikur nga Shqipëria për t’u shkolluar, për të bërë pushime, duke shpenzuar me miliona euro, që dyshohet se u janë zhvatur familjeve të të rinjve shqiptarë, për të cilët Meta sot bën si i shqetësuar.

Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij kanë shpenzuar 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër. 

Pa llogaritur këtu shpenzimet që bëjnë për udhëtime dhe pushime.

Në këto rrethana Meta duhet të japë llogari pikërisht për këto shifra, për pasurinë dhe për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe më pas nëse i mbetet ende fytyrë të dalë e të bëjë të shqetësuarin për të rinjtë shqiptarë, të cilët i ka përzënë nga vendi, ndërsa ka zënë karriget e pushtetit,  për të krijuar luks për fëmijët e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pjesë e organizatave kriminale/ Policia arreston 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

LEXO EDHE:  SEKS? KARRIKE DHE TAPET

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/ Mbreti Zog dhe Lasgush Poradeci

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE