LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet Nishani/Jam gati të pranoj shtyrjen e zgjedhjeve, nëse ...!

1 Prill 2017, 16:05, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur sot për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 18 qershor. Në studion e News 24, Nishani tha se është gati të pranojë shtyrjen e datës së zgjedhjeve nëse këtë vendim sipas tij do ta marrin palët politike në Kuvend.

Prej mbi 40 ditësh opozita ndodhet në çadër. Protesta është shumë pranë zyrës tuaj të Presidencës. Ndërkombëtarët nga ana tjetër mendojnë se bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës do të pengonte integrimin e vendit. A po bëhet opozita me çadrën pengesë për këtë gjë?
Në kulturën time politike në çdo rast unë nuk kam qenë asnjëherë pro bojkotit si një mjet si një mekanizëm. Edhe kur ka ndodhur në të shkruarën, edhe në çdo rast që ndodh bojkoti padyshim që për mua nuk është mjeti i cili duhet të dominojë jetën tonë politike.

Ajo që unë e shoh se si duhet të funksionojë politika në Shqipëri është brenda institucioneve, brenda institucioneve me standarde, brenda institucioneve ku gjithsecili të respektohet të ketë hapesirën e vet që ia ka dhënë pluralizmi, sistemi politik që kemi zgjedhur ia jep kushtetuta, ia jep vota që ka marrë nga qytetarët, por për mua mbetet shqetësim një platformë e përjashtimit.

Maxhorancat kurrë nuk duhet të përfshihen në platforma përjashtuese, çdo metodë dhe platformë përjashtuese e adreson politiken, jetën institucionale dhe komunikimin drejt ngërçit. Ne duhet të shkojmë drejt përfshirjes dhe jo përjashtimit.

A duhet PD të marrë pjesë në zgjedhje?
Presidenti nuk bën komente as i gjykon edhe as i paragjykon palët politike. Çdo parti bën zgjedhjen e saj politike edhe është sovrane në zgjedhjen e vet. Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve dhe në çdo rast do të respektojë atë që kushtetuta apo institucionet e tjera të rëndësishme do t?i kërkojnë institucionit të presidentit për të ndjekur.

A është e mundur që nëse arrihet konsensusi mes palëve, të arrihet dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve?
Ky do të ishte një vendim totalisht në diskrecionin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria ka në të shkuarën eksperienca që janë shtyrë datat e zgjedhjeve por edhe në këtë rast unë nuk do të desha të bëja një koment te drejtpërdrejtë. Sepse çështja e shtyrjes së zgjedhjeve është fokusuar tani edhe në aspektin e debatit politik dhe Presidenti nuk mund të futet në mes.

Por nëse Kuvendi gjykon që për rrethana të caktuara, për t?i shërbyer një zgjidhjeje pozitive dhe një aspekti pozitiv jo për të tensionuar me tej situatën, apo të bërë një zgjidhje të njëanshme mendon që mund të shtyjë për një afat të caktuar zgjedhjet që të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor të ketë ndryshime të rëndësishme politike, të bëhen përshtatje në sistemin politik që kemi, ky është një atribut që i takon vetëm partive politike dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe nëse Kuvendi do ta marrë një vendim të tillë patjetër që të gjithë ne të tjerët do të zbatojmë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë.

A është Shqipëria një vend me standarde?
Ne duhet të jemi të vërtetë, kemi mjaft probleme serioze sa i takon standarteve veçanërisht në çështjet e zgjedhjeve, meqë po diskutojmë për zgjedhjet dhe po hyjmë dalëngadalë në fushatë zgjedhore dhe po afrojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Unë me keqardhje kam parë që edhe institucionet e tjera ndërkombëtare përfshirë këtu raportet e OSBE ODIHR, gjithmonë e kalojnë procesin e vlerësimit të Shqipërisë me fraza standarde, ?përparim i pjesshëm?, ?një hap para?, gjë të cilat nuk e ndihmojnë evoluimin e proceseve demokratike në Shqipëri.

Më shumë se sa e drejta, me shumë se sa dimensioni i lirisë, për qytetarin shqiptar nuk ka vlerë asgjë, as edhe një raport i caktuar, as edhe qëndrime individësht të caktuar etj. Në fund të fundit duhet të ndërgjegjësohet vetë shoqëria shqiptare, elita e shoqërisë, duhet të prijnë proceset me këmbëngulje, të qëndrojnë fort që ne të vetëdetyrohemi për ta patur këtë dimension: Të lirisë, të së drejtës edhe të garancive. Unë mendoj se ne me këto standarde që kemi i kemi krijuar pasiguri të mëdha vetes sot por edhe gjeneratave që vijnë. Na duhet të punojmë fort, për standarde reale.

Lajmet e fundit nga