LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha sulmon mediat/ Nuk tërhiqemi nga kushtet e 18 shkurtit

1 Prill 2017, 10:08, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe sot nga çadra e protestës këmbënguli për kërkesat e parashtruara gjatë këtyre javëve. Duke diskutuar për çmimin e naftës, ai nënvizoi se nuk PD nuk tërhiqet nga kushtet e 18 shkurtit. ?Qeveri teknike e mbështetje të gjerë politike, që do të zbatojë ligjin për dekriminalizimin, që do të luftojë drogën e paratë e pista të drogës. Do sigurojë të drejtën sovrane cdo qytetari që të votojë i lirë dhe gatishmërinë tonë për zbatimin e Reformës në Drejtësi?,  tha ai para protestuesve. Duke sulmuar haptazi mediat, ai tha se anëtarë të një korporate, kanë përditësuar miliona euro, të cilat i kanë marrë nga buxheti i shqiptarëve.

Sipas tij, Edi Rama, me votë të lirë është i rënë. ?Edi Rama e di fare mirë se me gjykim popullor, me votë të lirë e të ndershme është i rënë dhe i larguar njëherë e mirë nga qeverisja, ndaj shpresa e tyre është ta ndalojë këtë gjykim popullor me votë?, deklaroi ai me tone të larta.

Basha u ndal dhe në ato që i cilësoi si premtime boshe, duke bërë ironi edhe me 1 prillin. ?Nuk është rasti të ndalemi në ato premtime që janë bërë klishe, si dhe barcaletat si legalizimet falas, aksesi në arsim, shendëtësi falas?, tha ai ndër të tjera.

Ai iu referua edhe krizës ekonomike. ?Çmimi i rritur i naftës, i gazit, i energjisë elektrike është një nga faktorët kryesorë të rritjes së varfërisë. Përmes rritjes së kostos së jetesës. Edhe ata që nuk disponojmë  një mjet automobilistik, paguajnë qindarkë më qindarkë çmimin e rritur të naftës?.

Në vazhdën e akuzave,  kreu demokrat u shpreh se budalla është ai që pranon të trajtohet si i tillë, duke dhënë edhe një mesazh për Ramën. “Shqiptarët janë këtu në këtë shesh me trup, me mendje, me shpirt dhe në kemi një mesazh për Edi Raman dhe koalicionin e 1 prillit. Budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë vendosur të mos trajtohen si të tillë?. /CityNews  

Lajmet e fundit nga