LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shenjat e kthesës në marrëdhënien NATO-Rusi?

31 Mars 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Takimi i fundit mes përfaqësuesve të NATO-s dhe Rusisë nuk solli rezultate konkrete. Megjithatë atmosfera konstruktive jep shpresa për takimet e ardhshme.

Ishte takimi i parë zyrtar i Këshillit NATO-Rusi për këtë vit (30.03), ai që u zhvillua të enjten në Bruksel. Kvshilli konsiderohet si forumi më i rëndësishëm për dialog mes aleancës perëndimore dhe Rusisë. Për shkak të konfliktit në Ukrainë, këshilli e ngriu punën për dy vjet, nga viti 2014-2016.

Megjithë armatimin masiv në Europën Lindore, NATO konstaton progres në masat për krijimin e besimit mes aleancës perëndimore dhe Rusisë. Palët e informuan njëra-tjetrën të enjten për stacionimin e njësive ushtarake, ?një hap tjetër? për më shumë transparencë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Qëndrime të kundërta

Stoltenberg e përshkroi atmosferën si të hapur dhe konstruktive. Në të njëjtën kohë ai theksoi se në pikat qendrore, si edhe më parë nuk ka ujdi. “Lidhur me konfliktin në Ukrainë, partnerët e NATO-s dhe Rusia kanë qartësisht mendime të ndryshme”, tha Stoltenberg pas takimit të të ashtuquajturit Këshilli NATO-Rusi. Krahas konfliktit në Ukrainë, në bisedimet disaorëshe, në selinë e NATO-s në Bruksel, temë diskutimi ishin edhe transparenca dhe reduktimi i rrezikut në manovrat ushtarake.

Përfaqësuesit e Rusisë informuan mbi tre divizionet e reja ruse në distriktet perëndimore ushtarake. Ndërkohë NATO sqaroi vendimet e saj për zhvendosjen e mijëra ushtarëve në rajonin lindor të saj. Për NATO-n ky është reagimi i duhur pas krizës në Ukrainë dhe frikës së vendeve anëtare lindore nga një sulm rus. Lituania, Polonia, Letonia ndjehen të kërcënuara që nga rimarrja e Krimesë në vitin 2014 nga ana e Rusisë dhe mbështetjen që Rusia i jep separatistëve në Ukrainën lindore. Por Rusia nuk e pranon zhvendosjen e trupave. /DW

Lajmet e fundit nga