LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk përbën lajm vizita e nëndetëses turke në Durrës

31 Mars 2017, 15:02, Aktualitet CNA

Nëndetsja turke TCG I Inonu (S 360) po qëndron në Portin e Durrësit për një vizitë miqësore 4 ditore. Ndonëse mediat mediokre shqiptare përgjithsisht e pasqyruan këtë vizitë (me një sërë pasaktësish teknike), realisht një vizitë e tillë nuk përbën asnjë lajm. Portet shqiptare deri tani i kanë vizituar 5 nëndetëse turke përkatësisht: TCG Dolunay në 2010, TCG Anafartalar në 2013, TCG Sakaraya në 2014, TCG Preveze në 2015 dhe së fundi TCG I Inonu.

Po ashtu në Shqipëri kanë ardhur për vizitë një sërë destrojerësh e fragatash turke duke filluar nga Destrojeri Mareshal Fevzi Cakmak (klasi Gering) në vitin e largët 1992 deri te një flotilje e tërë e komanduar nga një oficer madhor me gradën komodor me vizita të njëkohshme në Durrës e Vlorë. Portet shqiptare janë vizituar nga luftanije turke që nga 43 vjecarja, dragamina bregdetare TCG Erdemli (FS Circe), që vizitoi Portin e Vlorës në 2013, deri te korveta ultramoderne me konfiguracion gjysëm ?stealth? e Klasit Milgem TCG Heybeliada, që vizitoi Durrësin po në 2013.

Një luftanije turke, që viziton portet shqiptare do të përbënte jo thjesht lajm për mediat shqiptare, por lajm edhe për mediat rajonale, madje edhe botërore, vetëm nëse do të vizitonte Portin e Sarandës. Në prag të mbajtjes në Turqi të referendumit për zgjerimin dhe fuqizimin e kompetencave të Presidentit të Republikës së Turqisë ndoshta mund të realizohej një vizitë e tillë në Sarandë. Presidenti Erdogan aktualisht për të fituar në një referendum të tillë e ka të domosdoshme përkrahjen me gjithë zemër nga krahu nacionalist i politikës turke i udhëhequr nga politikani i shquar Devlet Bahceli. Një vizitë e një luftanije turke në Sarandë realisht do të ishte një gjest pro Bahceli nga ana e Presidentit Erdogan dhe automatikisht do përbënte lajm për gjithë skakierën ballkanike.

Një vizitë në Durrës e një nëndetseje turke, që mban emrin Ismet Inonu, një gjeneral i shquar dhe president i dytë i Republikës së Turqisë, është thjesht rutinë dhe absolutisht nuk përbën lajm as për gazetarët e as për diplomatët!

Jo më kot kryebashkiaku Dako nuk priti, sic ka ngjarë tradicionalisht, kapitenin e nëndetses turke. Madje kryebashkiaku durrsak nuk caktoi asnjërin nga nën/kryetarët e bashkisë për të pritur mysafirët turq. Ai ia delegoi shefit të kabinetit të vet z.Lavdosh Beqiraj detyrën e mikpritjes së mysafirëve turq, ndërsa prefekti Xhelili dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës Mullaraj i mikëpritën personalisht ushtarakët turq./Nga GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga