LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ONM: Vettingu me rëndësi historike/ Vendimtar rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

31 Mars 2017, 11:11, Aktualitet CNA

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM),  ka përshëndetur përfundimin e aktiviteteve nga komisioni vlerësues në zyrën e Avokatit të Popullit.

?Pa paragjykuar vlerësimin e fundit procedural nga vëzhguesit ndërkombëtarë, që aktualisht po përgatitet, bazuar në gjetjet fillestare, ONM-ja e lavdëron edhe një herë punën shumë të plotë, të saktë dhe profesionale të komisionit të vlerësimit pranë Zyrës së Avokatit të Popullit.

Shqyrtimi i certifikatave të paraqitura nga kandidatët për të plotësuar dosjet e tyre të aplikimit është kryer me kujdes, në përputhje me funksionin shqyrtues që pasoi thirrjen e parë dhe bazuar në kriteret e parashikuara në kuadrin përkatës legjislativ.

ONM-ja lavdëron gjithashtu gatishmërinë e Avokatit të Popullit, z. Igli Totozani, për të proceduar me publikimin në kohë të një liste të konsoliduar kandidatësh që plotësojnë kriteret e kualifikimit për postet e ndryshme në institucionet e vetingut?.

 

 ?Nisja e procesit të vetingut do të jetë  me rëndësi historike për Shqipërinë. Qytetarët e vendit meritojnë një gjyqësor vërtet të pavarur, efikas, të përgjegjshëm dhe plotësisht profesional. Rivlerësimi i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është vendimtar për ta arritur këtë objektiv dhe do të nisë pa vonesa të mëtejshme. ONM-ja po punon me themel për të përfunduar rishikimin e gjithë dosjeve të aplikimeve të konsoliduara rishtas dhe për t?i mundësuar Kuvendit të fillojë shqyrtimin e kandidatëve?. /CityNews

Lajmet e fundit nga