LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në 3 foto fati i Ramës si ai i diktatorit Noriega?!

31 Mars 2017, 11:33, Aktualitet CNA

Fotoja e parë

është shkrepur gjatë ceremonisë së dekorimit të diktatorit të Panamasë gjeneralit Manuel Noriega me medaljen e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit. Kjo dekoratë iu akordua diktatorit Noriega nga Presidenti i Republikës Franceze, Fransua Miterran në kuadrin e marëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Fotoja e dytë

Gjeneral Noriega më 27 janar 1987 merrte dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti Miterran, ndërsa pas 3 vjetësh më 3 janar 1990 ai doli nga ndërtesa e Nunciaturs Apostolike në Panama, ku kishte kërkuar azil politik dhe u prangos nga agjentët e DEA-s (antidroga amerikane). Më 9 prill 1992 gjykata amerikane do ta dënonte gjeneralin Noriega me 40 vjet burg për 8 akuza për trafik droge, pastrim parash të pista, gjobëvënie (zhvatje), ndërsa akuzat për vrasje të shumëfishtë nuk u provuan dot nga prokurori federal amerikan. Kjo foto tregon diktatorin Noriega në ambientet e burgut federal në Florida.

Fotoja e tretë

Tregon, pas fiks 20 vjetësh nga dekorimi i diktatorit Noriega, kryeministrin shqiptar Edvin Rama gjatë momentit të dekorimit nga Presidenti Holland me dekoratën e lartë të Komandantit të Legjionit të Nderit. Natyrisht nuk mund të bëjmë Nostradamusin e Shek. XXI duke parashikuar sesi do të jetë fotoja e kryeminstrit Edvin Rama pas 3 vitesh, në mars 2020.

Koincidencat midis diktatorit Noriega dhe kryeministrit shqiptar Rama janë të shumta dhe nuk mund të mbulohen nga dallime të tilla si arsimimi ushtarak i njërit dhe diplomimi mësues vizatimi për shkollat tetëvjecare i tjetrit. As origjina shoqërore nga getot e varfanjakëve të Panama City-t i Noriegës dhe prejardhja nga famijle qytetare, intelektuale, patriotike dhe e nomenklaturës komuniste e kryeminsitrit shqiptar. Ndryshimet në gjatësinë trupore apo në lidhje me agjenturat e huaja të dy personazheve tanë, po ashtu nuk mbulojnë dot disa koincidenca të habitshme.

Koincidenca të habitshme

Njëlloj si Noriega në vaktit kryeminsitri shqiptar gjatë qeverisjes 4 vjecare inkurajoi trafikimin masiv të drogave të klasit A dhe prodhimin e trafikimin masiv të kanabisit duke e shndërruar Shqipërinë në prodhuesin nr. 1 të kanabisit në Europë dhe në vendin e 6 ose të 7 në rang botëror. Faktikisht Noriega sipas DEA-s kishte trafikuar nga Kolumbia drejt SHBA-së më së paku 27 ton kokainë. Në Shqipëri kokaina latinoameroikane, që tranzitohet në Europë, kryesisht mbërin nga Amerika Latine në parti, që variojnë nga 2 deri në 5 kuintalë. Në total nuk besohet se janë trafikuar e tranzituar drejt tregjeve europiane  më shumë se 3-4 tonelata kokainë gjatë 4 viteve të Qeverisë Rama. Ndërsa Noriega dhe zagarët e tij kishin lidhje direkte me Kartelin e Medelinit dhe famëkeqin Pablo Eskobar, trafikantët shqiptarë të kokainës kanë lidhje me figura të dorës së tretë të Kartelit të Khalit. Njëlloj si Noriega, që kishte këshilltar agjentin famëkeq të Mossadit Mike Harari edhe kryeministri shqiptar, që në kohën e kryetarllëkut të Bashkisë së Tiranës kishte këshilltarë ebrej etnikë. Ndërsa Noriega kishte punësuar të besuarit e tij në Bankën BCCI(e mbyllur për mashtrime financiare në vitin 1991) për të pastruar para, për koincidencë kryeminstri shqiptar ka punësuar bashkëshorten anëtare të këshillit mbikqyrës të ABI Bank menjëherë, pasi Banka e Shqipërisë i dha bankës në fjalë linshencën bankare përkatëse. Po ashtu deputeti Peza, një nga njerëzit më besnikë të kryeministrit shqiptar, u gëdhi një mëngjes aksioner në Credins Bank! Njëlloj si Noriega, që spiunonte te amerikanët konkurentin e vet Riccardo Bilonick (I lidhur me Kartelin e Khalit, ndërsa Noriega me Kartelin e Medelinit) edhe kryeminsitri shqiptar vazhdimisht spiunon konkurentin e tij Ilir Metën jo vetëm te amerikanët, por edhe te?.)

Noriega bashkëpunoi për nja 20 vite me CIA-n duke kryer shërbime të jashtëzakonshme për të luftuar depërtimin e komunizmit dhe të formës së tij virulente kastrizmit, në Amerikën Latine. Përmendim këtu bashkëpunimin me kol. Oliver North-in për të furnizuar me para dhe armë gurerriljen antikomuniste Contras në Nikaragua. Kryeministri shqiptar për koincidencë po bashkëpunon me amerikanët për të ringjallur Muxhahedinët e MEK në funksion anti mullahëve të Iranit. Fatkeqësisht kryeminstri shqiptar për të tilla operacione është larg besueshmërisë së gjeneral Noriegës. Për të mbështetur këtë konkluzion timin kujtojmë këtu fiaskon e armëve kimike siriane të maskuarkuar si fitore nga një gazetar lecez i punësuar në Shqipëri. Kujtojmë këtu edhe ineficencën ulëritëse të kryeministrit Rama në luftën kundra terroirizmit me sfond islamik etj.

Noriega në maksimumin e antiamerikanizmit të vet e quajti ?Sapo? ?thithlopë të ngarkuarin me punë në Panama, John Maisto, ndërsa kryeministri shqiptar si të thuash e shau me libër shtëpie Presidentin Trump në media të kalibrit botëror si Nju Jork Taims, CNN, Uashington Post etj. Kur Noriegën nuk e shpëtoi nga burgu edhe ndërhyrja e diplomatit të shquar amerikan Ambler Moss, ka pak të ngjarë që ndërhyrja e Donald Lu-së ekujvalentit tiranas të Ambler Moss-it panamez të ketë efekt cudibërës për të ardhmen e kryeminsitrit Rama.

Me gjithë koincidencat e mësipërme të habitshme nuk ka siguri që ?rilindasi? Rama i Shqipërisë do të ketë një fat identik apo të ngjashmë me ?zambo-n? nga Panamaja të quajtur general Noriega

Attendere e sperare! Kjo ishte motoja e Edmond Dantes-it, personazh i romancierit të famshëm francez Aleksandër Dumas. Shqiptarët do bëjnë mirë të huazojnë këtë moto të Edmond Dantesit./GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga