LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush puth më mirë?/Ja të veçantat e secilës shenjë

31 Mars 2017, 21:45, Lifestyle CNA

Secili puthjen e përjeton në mënyra të ndryshme. Të shohim se si puth secila shenjë e horoskopit.

Dashi: Puthja e Dashit është energjike, e fuqishme dhe mbresëlënëse. Dashi aktit të puthjes i qaset me entuziazëm dhe ai di se si ?ta ndezë? partnerin, transmeton Telegrafi.
Demi: Demi puth ngadalë, në mënyrë sensuale dhe fuqishëm. Demat mu para puthjes dëshirojnë të përkëdhelen apo partnerin ta kapin për dore.
Binjakët: Binjakët kanë natyrë të ndryshueshme, gjë që shprehet edhe në puthjen e tyre. Megjithatë, është e sigurt se nuk do t?ju zhgënjejnë, sepse Binjakët janë të shkathtë në puthje.

Gaforrja: Gaforret dëshirojnë të puthen, ndërkaq shumë shpesh ato janë edhe iniciatore të puthjeve. Do t?ju kënaqin, mirëpo nuk do t?ju ngazëllejnë.

Luani: Kur t?ju puthë Luani, nuk do t?ju dridhen këmbët. Më mirë është që vetëm të relaksoheni dhe t?i dorëzoheni.

Virgjëresha: Mund të thuhet lirisht që puthja e Virgjëreshës është e përsosur, sepse është e ndjeshme dhe e kujdesshme.

Peshorja: Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri. Çdo puthje e Peshores është unike, andaj edhe kënaqësia është e sigurt.

Akrepi: Akrepat janë zjarrtë, që do të thotë se vetvetiu edhe puthjet e tyre janë të tilla.

Shigjetari: Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t?i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë.

Bricjapi: Bricjapët puthen në mënyrë elegante dhe të përsosur. Megjithatë, nëse dëshironi të merrni puthje nga pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit, do t?ju duhet të keni shumë durim, sepse ata puthjet nuk i japin lehtë.

Ujori: Ujorët i duan puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t?ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t?i ?detyroni? t?ju japin puthje.

Peshqit: Peshqit puthen butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t?ua ktheni në po të njëjtën mënyrë.

Lajmet e fundit nga