LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 2 ton drogë shqiptare në Ankona

30 Mars 2017, 11:33, Aktualitet CNA

Policia italiane ka sekuestruar mëngjesin e sotëm rreth 2 ton drogë në portin e Ankonës dhe ka arrestuar tre persona.

Droga është gjetur në një kamion, i cili mësohet se vinte nga Shqipëria dhe dyshohet të jetë ngarkuar me kanabis ? made in Albania?.

Sipas mediave italiane, droga u gjet në një kamion i cili mbante si mall zyrtarisht një sasi panel gipsi. Vlera e drogës të sekuestruar shkon rreth 20 milionë euro.

Sasia prej 2 ton drogë e kapur është e dyta e kapur në portin e Ankonës pas asaj prej 8 ton e cila u kap pak kohë më parë në një kamion nga shteti i Maqedonisë, i cili kishte kaluar në portin e Durrësit për tu kapur me pas nga karabinierët italianë.

Rasti i përsëritur i Ankonës tregon paaftësisë së policisë dhe doganës në portin e Durrësit, ku kamionët kalojnë në skaner përpara se të fillojnë udhëtimin e tyre me traget.

Në rastin e parë, Policia e Shtetit mohoi lajmin, duke theksuar se nuk kishte lidhje nme Shqipërinë.  Ndërsa sot, kapet një tjetër sasi, por këtë herë, kamioni është me targa shqiptare dhe vinte nga Shqipëria. /CityNews

Lajmet e fundit nga