LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia, zgjedhjet dhe hetimi në Kongresin amerikan

30 Mars 2017, 18:24, Aktualitet CNA

Komisioni i Senatit amerikan për çështjet e zbulimit u përqendrua të enjten në përpjekjet e Rusisë për të ndikuar tek opinioni në SHBA rreth zgjedhjeve të nëntorit 2016.

Komisioni mbajti një seancë të hapur, si pjesë e hetimit të tij rreth ndërhyrjes ruse në fushatën presidenciale dhe rreth çdo bashkëpunimi të mundshëm me Rusinë nga ana e rrethit të brendshëm të presidentit Donald Trump.

Në deklaratën e hapjes, Senatori Mark Warner, demokrati më i lartë i Komisionit, tha se Rusia u përpoq të diskreditonte mediat amerikane duke organizuar një fushatë subversive për ndikim në zgjedhje.

Senatori Warner tha se media të propagandës shtetërore ruse si ?Russia Today? u përpoqën të dëmtojnë fushatën e kandidates demokrate Hillary Clinton, duke përhapur lajme negative rreth saj. “Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një fushatë të qëllimshme të orkestruar me kujdes për të minuar zgjedhjet tona,” tha ai.

Para kësaj, duke folur për gazetarët, senatori Warner tha se Rusia kishte punësuar më shumë se 1,000 njerëz për të përhapur dezinformata në internet për zgjedhjet.

Clint Watts, studiues i çështjeve të Sigurisë Kombëtare, i tha komisionit se Rusia punësoi mijëra njerëz që i përdorte për postime në mediat sociale. Postimet e tyre me përmbajtje pro-ruse vinin në shënjestër figura politike amerikane.

Lajmet, tha zoti Watts, në fillim botoheshin në sajte “të bardha” si ?Russia Today? dhe ?Sputnik News?. Pastaj ato përhapeshin në faqe të dyshimta të quajtura sajte ?gri?, ku ndërtoheshin në formë sensacionesh të kombinuara me lajme të rreme. Në fund, ndaheshin nga personat e rekrutuar për t?u dhënë një drejtim pro-rus.

Përpara seancës dëgjimore publike, kryetari republikan i komisionit premtoi një hetim shterues dhe të paanshëm.

KOMISIONI I SENATIT, NË QENDËR TË VEMENDJES

Ndërkaq, dy krerët e Komisionit kanë demonstruar unitet pa dallime partiake për këtë hetim që ata thonë se do të ketë përmasa mjaft të gjera.

“Nëse e politizojmë procesin, ka mundësi të dështojmë”, u shpreh sot kryetari i Komisionit, republikani Richard Burr.

Bëhet fjalë për dokumente të shumta që duhen analizuar dhe njerëz që duhen intervistuar, duke përfshirë këshilltarë të zotit Trump dhe dhëndrrin e tij Jared Kushner, të cilët pranuan vullnetarisht të dëshmojnë.

“Hetimi do të shtrihet aty ku do ta çojnë informacionet e zbulimit,? thotë kryetari republikan i Komisionit, Burr.

“Ne do t?i shkojmë deri në fund kësaj,? pohoi numri dy i këtij Komisioni, Warner.

“Komisioni do të zhvillojë një intervistë me zotin Kushner, pasi të kemi vendosur për datën?, tha Senatori Burr.

As kryetari republikan dhe as numri i dy demokrat i Komisionit nuk bënë të ditur ndonjë përfundim të arritur deri tani, përveç qëllimeve të Rusisë.

“Qëllimi i Vladimir Putinit është një Amerikë më e dobët: më e dobët ekonomikisht, më e dobët globalisht. Ky duhet të jetë një shqetësim për të gjithë amerikanët pavarësisht nga përkatësia partiake,” thotë demokrati Mark Warner.

Deri tani, rolin kryesor në hetimet mbi Rusinë e kishte marrë Komisioni për Zbulimin i Dhomës së Përfaqësuesve. Por Komisioni i anuloi seancat dëgjimore për këtë javë, pas një stuhie kritikash në drejtim të kryetarit të tij republikan, Devin Nunez, i cili e informoi personalisht presidentin Trump rreth materialeve sekrete që kishte në dispozicion, para se ato t?i ndante me Komisionin.

Meqenëse Komisioni i Dhomës nuk po gjen një gjuhë të përbashkët, Komisioni i ngjashëm i Senatit është tani në qendër të vëmendjes. Senatori Burr pranoi se ka votuar për zotin Trump nëntorin e kaluar, por tha se përkatësia partiake nuk do të ndikojë në punën e tij.

Megjithatë, një numër në rritje demokratësh thonë se e vërteta e plotë ndoshta nuk do të dalë kurrë në shesh në komisionet e Kongresit që kontrollohen nga republikanët.

“Mendoj se duhet të jemi të hapur ndaj krijimit të një komisioni të pavarur jopartiak për të hetuar se çfarë ka ndodhur. Ne nuk duhet të lejojmë që presionet ose akuzat e pabaza politike të na pengojnë për të ndjekur faktet,? tha senatori demokrat Martin Heinrich.

Shtëpia e Bardhë është ankuar për një fushatë diskreditimi kundër ekipit të presidentit, por ka pranuar nevojën që hetimet të vazhdojnë.

“Ne duam që kjo të përfundojë, po aq sa edhe disa prej jush. Por ne e kuptojmë se gjërat duhet të kalojnë nëpër një proces,? thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Ky proces mund të ketë jehonë përtej Shteteve të Bashkuara. Senatori Burr tha se Rusia është “përfshirë aktivisht” në zgjedhjet e ardhshme të Francës./Zeri i Amerikes

Lajmet e fundit nga