LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Blushi/Çfarë na pret nëse opozita nuk hyn në zgjedhje

30 Mars 2017, 19:57, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Blushi tha se afati i regjistrimit në zgjedhje, pra data 18 prill, do të shkelet nga partitë e mëdha dhe kjo do çojë vendin në krizë.

Më tej, ai shtoi se nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit vendi do të shkojë në një krizë edhe më të madhe dhe vendi shkon në zgjedhje brenda 6 muajsh.

?Afati i regjistrimit në zgjedhje, 18 prilli, do të shkelet dhe pastaj do jemi në krizë. Problemi më i madh do të jetë i qeverisë. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje mund të dëmtojë veten, por mund të shkaktojë një krizë më të madhe. Parlamenti i ri i 18 qershorit pa pjesën dërrumuese të opozitës do të ishte i pamoralshëm dhe për 6 muaj a 1 vit do shkonim prapë në zgjedhje?, tha Blushi./CityNews

Lajmet e fundit nga