LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erjon Veliaj si telenovelat turke/Showman-i i Bulevardit të ri në Tiranë

30 Mars 2017, 07:49, Aktualitet CNA

Bulevaredi Ri i Tiranës është një nga investimet që çdo ditë tregon sa shumë na vlejnë telenovelat turke në TVKlan dhe aktiviteti apo puna e përditshme të një kryebashkiaku specifik dhe unik në llojin e vet.

Erjon Veliaj, dje  u shfaq në ekran duke theksuar se brenda pak kohësh do hapet investimi më i madh në kryeqytet ai i Bulevardit të Ri. Por, dje Veliaj ndryshe nga herët e tjera tha se nuk do hapet bulevardi i plotë por vetëm 500m. Harroi çfarë tha disa jave më parë dhe në daljen e tij me numër X (857 ndoshta) për bulevardin. Ai dje tregoi dështimin që lidhet me mos përfundimin e tij si investim i plote, por vetëm do hapet një segment 500 m, si shërbim ndaj qeverisë dhe fushatës elektorale.

Bulevardi i ri është një ide që në kohën e diktaturës, por me zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar bashkie, zona u rikthye në vëmendje dhe me një tender ndërkombëtar zhvillur në vitin 2012 shpallet studio fituese e projektit. Në vitin 2013, jepen 40 milionë euro me garanci nga qeveria shqiptare si kredi për këtë investim të Bashkisë Tiranë. Tenderi zhvillohet dhe fitues shpallet Alb-Building, një firmë me lidhje të forta politike me Ramën dhe socialistët. Këto janë faktet dhe detajet eveliaj-fb asaj kohe, nga ideja deri tek fituesi, që janë zgjatur kati 18 muaj.

Punimet fillojnë në vitin 2013, por ato bllokohen menjëherë sapo Edi Rama, mer detyrën e kryeministrit të vendit. Një rrugë e gjatë bllokimesh, përplasjesh dhe gjyqesh, por edhe mashtrimesh. Veliaj dhe grupe të ndryshme politike nxisnin banorët e zonës të ngriheshin në protesta dhe të bllokonin këtë investim kur bashkia drejtohej nga Basha, por me ardhjen e Veliajt në bashkinë e Tiranës, banorët u terhoqën zvarë nga policia dhe forcat speciale. Urdhëri i dytë e rrëzon të parin. Duhej ndërtimi për fushatë elektorale.

Bulevardi u bllokua për dy vite nga qeveria Rama-Meta dhe ministri Veliaj, por sapo ky i fundit mori detyrën, menjëherë rifilloi investimi.

Janë dhjetra inspektime dhe dalje televizive. Thuajse dy herë në javë Veliaj flet për bulevardin, koven e 100 me llaç, tubin e tretë të dritave, pllakën e parë në trotuar, kovën e shtatë më rrërë në rrugë, hekurin e parë në parking, llamarinën e dytë të rrethimit e kështu me rradhë. Veliaj çdo ditë i kompleksuar dhe me ambicje për të fshehur gjithçka e rrëmbyer çdo meritë, kërkon të zhdukë gjurmët e ideatorëve, investitorëve dhe  atyre që i dhanë jetë këtij projekti dhe investimi. Veliaj thjesht e gjeti gati, e bllokoi dy vite për ta përfunduar dy vite me vonesë dhe jo të plotë por një segment të tij.

Merita kryesore e tij është vonesa dy vjeçare e bllokimit si dhe daljet e pafund në media, aq sa tani është berë si telenovelat turke në TVKlan, këto të fundit të paktën kanë audiencë dhe ngrijnë përpara ekranit më mijëra teleshikues. 100 seri dhe i njëjti përfundim. Për të mos thënë që del më shumë Veliaj tek bulevardi se Reizi tek lajmet e Klan. Veliaj tashmë në daljet e tij publike tek bulevardi nuk bësojmë se e shikon dot më as Ajola, le Rama që po i duket se një tjetër shoëman po i zë ekranin./Elvi FUNDO-Citynews

Faktet me foto dhe video më poshtë, projekti dhe Basha në inagurim:

Lajmet e fundit nga