Connect with Us

“Bibla” e “Cosa Nostra”-s/Shtatë rregullat se si të kesh sukses në biznes

Aktualitet

“Bibla” e “Cosa Nostra”-s/Shtatë rregullat se si të kesh sukses në biznes

Publikuar

-

Ata janë të dhunshëm, të pamëshirshëm, kanë shkaktuar me veprimet e tyre shumë fatkeqësi, por nuk mund t‘u heqësh presjen kur bëhet fjalë për sensin e tyre të të bërit biznes.

Një gjë është e sigurt, që bosët mafiozë dinë se si të përfitojnë nga veprimet e tyre. Sigurisht që praktikat e tyre, në më të shumtën e rasteve janë të paligjshme, por “Cosa Nostra” nuk është aspak konservatore, siç është përshkruar shpesh në artikuj apo libra.

Arsyeja e ekzistencës së saj është një dhe e vetme: fitimi.

Si çdo biznes në fund të fundit edhe mafia është pragmatiste dhe në ndryshim të vazhdueshëm për të eksploruar dhe bërë të vetat mundësitë e reja që ofron tregu. Metodat e përdorura nga biznesmenë të mëdhenj e të fuqishëm për të arritur fitime sa më të larta, kanë qenë përdorur prej mafies për një kohë të gjatë.

Kur famëkeqi Bernardo Provenzano mori në dorë frenat e organizatës në mesin e viteve ‘90, ai trashëgoi një fuqi punëtore mafiozësh të demoralizuar. Bombat që vranë gjykatësit e anti-mafies, Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino, krijuan një rrëmujë të vërtetë dhe sollën ditë të vështira për mafiozët. Shumë prej tyre përfunduan burgjeve dhe njëherazi ishin aq të zhgënjyer me organizatën, sa nisën t‘u rrëfenin autoriteteve gjyqësore gjithçka që dinin në lidhje me funksionimin e mafies.

Për sa i përket Provenzanos, si gjyqtarët, ashtu edhe vetë mafiozët, bien dakord në një pikë: Provenzano ishte forca karizmatike që rigjallëroi pasuritë e “Cosa Nostra”-s.

Për liderin e famshëm që ndodhet në burg, si dhe për shumë të tjerë të përmasave të tij, është thënë se nëse ata talentin dhe gjenialitetin e tyre do ta kishin shfrytëzuar në terrenin e biznesit të ligjshëm, do të kishin arritur rezultate të shkëlqyera dhe do të ishin shndërruar në persona shumë të suksesshëm. Për fat të mirë, mënyrat mafioze, si përdorimi i dhunës për krijimin e monopoleve, apo fiksimi i çmimeve, nuk janë pjesë e praktikave të zakonshme të biznesit.

Megjithatë, “Sistemi” që përdori Provenzano për të shndërruar një organizatë në prag të falimentimit në një sukses është interesant. Fakti që ai i shkroi në letër reformat e tij, do të thotë se prej tyre mund të nxirren rregulla interesante për drejtimin e një biznesi të suksesshëm. Ja disa prej tyre.

Rregulli 1: Zhytja

Kur një kompani ndodhet në prag të falimentimit, hapi i parë që duhet të ndërmarrë është që të ketë sa më pak publicitet. Në njëfarë mënyre gabimet duhen varrosur dhe duhet ecur përpara. Tërheqja do të vlejë edhe për t‘u blerë kohë aksionerëve dhe për t‘i qetësuar ata që të vazhdojnë të kenë besim te ju. Për sa i përket Provenzanos, në lidhje me këtë ai shkruan: “Qëllimi ynë në momentin e vështirë për organizatën ishte që ta shndërronim atë në një organizatë të padukshme. Pas një periudhe të përgjakshme vrasjesh e ekzekutimesh masive, ishte krijuar një situatë frike te të gjithë. Vendosëm të ndryshonim metoda. Nëse ndonjë pronar fabrike nuk donte të na paguante detyrimin, ne nuk e hidhnim në erë, por gjenim mënyra të tjera të qeta për ta bindur të bashkëpunonte”. Në sistemin e vjetër njerëzit fillimisht vriteshin, pastaj merreshin në pyetje. Sipas Provenzanos, rimëkëmbja e një organizate në prag të dështimit nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Rivendosja e lidhjeve me biznesmenët dhe politikanët duhej bërë ngadalë dhe pa rënë në sy.

Rregulli 2: Meditimi

“Qëndro i qetë, i qartë, korrekt dhe këmbëngulës, mos kundërshto çdo gjë që të thuhet, shndërro në përvojë çdo eksperiencë negative dhe sigurisht mos beso në gjithçka që të thuhet. Gjithmonë përpiqu që të zbulosh të vërtetën para se të flasësh dhe mos harro kurrë që para se të dalësh në një përfundim, duhet të kesh të paktën dy burime informacioni për të njëjtën çështje. Kjo është pjesë e një letre që konsiderohet si manifesti i ‘Cosa Nostra‘-s nën drejtimin e Bernardo Provenzanos. Pas një dhjetëvjeçari ushtrimi të një dhune të patreguar në kohën kur organizata drejtohej nga famëkeqi Toto Riina, pasardhësi i tij, Provenzano e ndryshoi kulturën e “Cosa Nostra”-s, duke i instruktuar njerëzit e tij që të negocionin dhe t‘i jepnin rëndësi të madhe dialogut. Provenzano ishte i vendosur dhe kërkonte gjithmonë përgjigje të menjëhershme dhe të drejtpërdrejta për pyetjet që bënte.

Nga ana tjetër, kur i leverdiste, luante edhe personin e dyzuar dhe të ndrojtur. Ai i këshillonte njerëzit e tij që të negocionin për marrëveshjet para nënshkrimit të tyre. Ai vetë me dorën e tij punonte mbi kontratat dypalëshe, në mënyrë që të gjente gjuhën e kompromisit me palët dhe të zgjidhte të gjitha grindjet. Si çdo drejtor kompanie të fuqishme që kujdeset shumë për dukjen e tij të jashtme, Provenzano nuk dëshironte që të shfaqej me veshjen e një tirani, por donte që t‘u përçonte të gjithëve imazhin e një “diktatori të mirë”. Ai koordinonte aktivitetet e grupeve të ndryshme, por pa u imponuar vullnetin. Megjithatë, ai ishte bosi i pakontestueshëm. Gjithmonë bëhej ajo që donte Provenzano edhe pse të krijohej ideja se një vendim ishte rezultat i debateve dhe vlerësimeve të të gjithë grupit.

LEXO EDHE:  Si të bëhesh femër e suksesshme?

Rregulli 3: Konsensusi

Provenzano u përgjigjej letrave nga të gjitha nivelet e shoqërisë në lidhje me vendet e lira të punës, rezultatet e provimeve, shëndetësisë dhe administrimit të spitaleve. Si të ishte lideri i një fondacioni të mirëfilltë bamirësie, Provenzano e dinte mirë se mafia duhet ta prezantonte veten si një element pozitiv në shoqëri. Bosi duhet të shfaqej si një figurë bamirëse, si një xhaxha, këshilla dhe vendimi i të cilit shtrihej në të gjitha fushat dhe sferat e jetës, në ato publike, por edhe personale. Ai e kuptoi se metodat e buta e bamirëse do t‘i afronin më shumë njerëzit tek organizata, se sa përdorimi i dhunës. Një nga hapat kryesorë që ai ndërmori për rimëkëmbjen e organizatës ishte rifitimi i konsensusit popullor. Mafia kishte pretenduar gjithmonë bindjen e komunitetit, ndërkohë që kjo taktikë nuk pinte ujë më, ndaj duheshin gjetur mënyrat e buta të konsensusit.

Rregulli 4: Mbaj Zotin në anën tënde

Pjesë e përpjekjes së Provenzanos për të rifituar besimin e popullit dhe rehabilitimin e “Cosa Nostra”-s ishte veshja e “mantelit të mëshirës”. Ai e prezantonte veten në kostumin e një mirëbërësi të besueshëm e plot autoritet. Letrat e tij kanë tingullin e psalmeve të kishës dhe njerëzve të vet të besuar ai u dërgonte herë pas here citate nga Bibla. Hetuesit janë mundur disa herë që të zbulonin kodet e fshehta që fshiheshin pas pasazheve të Biblës. Në fakt, pas shumë kërkimesh rezultoi se ato nuk kishin aspak një kuptim të dyfishtë, por ishin përdorur me kuptimin e tyre parësor. Nuk është metodë e rrallë përdorimi i emrit të Zotit për justifikimin e veprimeve, apo vendimeve të njerëzve të fuqishëm. Shumë liderë politikë, ndër të cilët Toni Bler, kanë përfshirë Zotin në fjalimet e tyre, duke thënë se Ai përmes tyre ushtronte vullnetin e Tij. Një pozicion të tillë ka mbajtur edhe vetë Presidenti i Amerikës, George Bush, kur ndodhej në kërkim të konsensusit popullor, ndërsa tentonte të legjitimonte vendimet e veta.

Rregulli 5: Fleksibiliteti politik

Provenzano ishte një lider shumë fleksibël dhe i ndryshonte rregullat sipas pëlqyeshmërisë së tij. I ndryshonte aleancat politike sipas rastit,pa pasur asnjë lloj pendese. Ishte gjithmonë në kërkim të politikanëve të cilët ishin ta gatshëm të bënin kompromise me të dhe ta ndihmonin, sigurisht në këmbim të favoreve ose sasive të mëdha të parave.

Rregulli 6: Distancimi

Në rastin e ndonjë skandali politik, ose të ndonjë dështimi në biznes bosi distancohej menjëherë nga e gjithë belaja. Me Provenzanon në krye, në shtyp po flitej gjithnjë e më pak për mafien, por edhe në rastet kur flitej nuk thuheshin gjithë të zezat” që përfliteshin dikur. Provenzano diti të distancohej nga skandalet e së shkuarës. Si edhe të tjerët ai e kishte jetuar dhjetëvjeçarin më të egër të “Cosa Nostras”, dhjetëvjeçar që e shkatërroi plotësisht reputacionin e organizatës dhe anëtarëve të saj. Taktikat e tij të distancimit nga e kaluara e përgjakshme ia rikthyen virgjërinë” mafies. Me ndihmën e këshilltarëve ai u sigurua që jo vetëm emri i tij, por edhe ai i pjesëtarëve të tjerë të shkëputej njëherë mirë nga një e kaluar e turpshme. Ai krijoi imazhin e një njeriu paqedashës.

Rregulli 7: Modestia

Gjatë karrierës së tij, Provenzano u shndërrua nga një bandit në një biznesmen e investitor, diplomat, lider e strateg. Pjesë e këtij shndërrimi të tij mistik ishte se askush nuk e dinte nëse ai ishte një gjeni, apo thjesht një njeri me shumë fat. Për të nxjerrë në pah karakterin e tij modest dhe për t‘u shfaqur si një njeri i popullit, Provenzano shpesh i shkruante letrat me gabime ortografike dhe gjithmonë i mbyllte letrat me fjalinë: Ju kërkoj ndjesë për gabimet në shkrimin tim…”. Çdo letër përfundonte me të njëjtin bekim. Fakti që Provenzano bënte gabime nuk ishte aspak një rastësi, por një taktikë e stisur më së miri, një taktikë që synonte të ndërtonte imazhin që Provenzano donte për veten e tij. Por shpesh ai e tepronte me mënyrën e të shfaqurit si tepër modest e i parëndësishëm në organizatë, ndërkohë që ishte lideri i saj. Në një takim ai tha: “Kush jam unë që t‘u jap mend të tjerëve? Unë nuk mund t‘i jap urdhëra askujt, në fakt unë jam në kërkim të dikujt që të më japë urdhëra mua”. Për fatin e tij të keq, që nga arrestimi i tij në vitin 2006, kjo dëshirë e tij iu plotësua./ Tirana Observer

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Këto 3 zakone të këqija do ju pengojnë të jeni të suksesshëm

LEXO EDHE:  Moderatorja tregon planet për biznes/ Ja me çfarë do të merret Ilda Bejleri

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Veseli premton lehtesira ligjore per zhvillimin e biznesit

LEXO EDHE:  "Suksesi im ju grryen nga brenda"/Këngëtari shqiptar revoltohet me mesazhet fake

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: