Connect with Us

Astrit Patozit dhe Doktorit, për Çakallin që shqyen kopetë/Nga Elvi FUNDO

Aktualitet

Astrit Patozit dhe Doktorit, për Çakallin që shqyen kopetë/Nga Elvi FUNDO

Publikuar

-

Astrit Patozi nga nga politikanët më të qartë në artikulimin e tij publik, me mjeshtërinë e tij prej gazetari me eksperiencë hodhi dje disa rrjeshta me një qëndrim politik ndaj LSI dhe përplasjeve të eksponëntëve të saj me drejtuesit kryesorë të PS-së.

Si gjithmonë Patozi nuk nguron të jetë ndryshe në idetë e tij, i drejpërdrejtë në qëndim, të japë fakte dhe kritika. Këto nuk i kanë munguar kurrë edhe kur ka qenë drejtues i lartë në PD edhe sot që është deputet i thjeshtë, por një nga të paktët zëra që vlen të dëgjohet jo vetëm brenda opoizitës, por në të gjithë spektrin politik.

Patozi theksonte në komentin e tij të djeshëm se LSI po thoshte gjysëm të vërteta, dhe po përplasëshin nivelet e dyta të partive në mazhorancë, Rama dhe Meta, “vrisnin” me heshtjen e tyre. Në mbyllje ai gjithccka e thoshte me këtë fjali, “E cakallithënë me dy fjalë, nuk mund t’i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun”.

Komenti i Astritit ka qenë i shumë lexuar, pushtoi portalet dhe rrjetet sociale. Filluan edhe komentet dhe qëndrimet. Unë zgjodha pikërisht një koment të një doktori, një i ri i shkolluar dhe specializuar jashtë. Një mjek otorinolaringolog nga të paktët me vlera në vend. Të dy i bashkojnë dy gjera, janë profesionistë me vlera në fushat e tyre por edhe shumë të rrallë për këtë vend.

Doktor Dritan Vasili, që shpesh është racional, por kemba i ha pak në të mëngjër, dje shtronte një pyetje që u bë edhe nxitësi i këtij shkrimi. Pa e kuptuar se LSI ishte ndihmësja ujkut ose ajo që vinte nga pas. Ai shkruante dje në rrjetet sociale:

Nga La Fontaine i PD-se Astrit Patozi “E thënë me dy fjalë, nuk mund t’i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun”

Aktoret:
Ujku-PS
Qingji-LSI (!?)
Po PD cfare kafshe mund te jete?!

I shkruajta mikut tim ta rilexonte komentin e Patozit, sepse më dukej se ajo e mëngjera që i anonte pak, nuk e lejonte të kuptonte thelbin. Por meqë nuk reflektoi, si miq dhe debatues që jemi po ja shpjegoj më poshtë.

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin/ Zbulohet deputeti që i ndërroi kartën Robert Bitrit (Video)

E para ujku është PS dhe qeveria nga pas i vjen LSI-a, doktor Dritani, në shkrimin e Patozit qingji është opozita. Të pelqen
ose jo opozita është qingj, që e ha ujku dhe sidomos në këtë nahijen tonë ku kanabisi dhe krimi kanë pushtet më shumë se doktorët dhe intelektualët. Zakonisht mazhorancat tona kanë ngënë shumë qingja, sistematikisht pa përjashtim.

Por ajo që ska thënë Patoujku cakallizi dhe që ti nuk e ke kuptuar është ajo kafsha tjetër, quhet: Çakall e vjen pas ujkut.

“Ujku ujku, por pastaj erdhi çakalli dhe bëri kërdinë”, thotë një legjendë e vjetër e popullit. Dhe Çakalli në rastin tonë është LSI. Astriti nuk e thotë, por dhe ti doktor e ke kuptuar gabim.

Tani i ke më të plota të dhënat për të kuptuar çfarë ndodh në politikën e këtij vendi. Unë po të jap edhe një fakt. Në 8 vitet e fundit PD dhe PS kanë qenë në qeverisje me LSI, pas Qershorit 2017, Meta do kërkojë mandatin e 3 rrjesht qeverisës dhe të katërtin personal. Qeveritë ndoshta më të këqija këto 27 vite. Çakalli ka bërë kërdinë, po do të tjera ti rendis pa asnjë problem nga mandate i parë tek tentative për të qenë në qeveri me mandate të katërt.

Ujku dhe qingjin vendosi si të duash, Çakalli po shqyen kopetë./Shkruar për Citynews.al

 

 

Nga Astrit PATOZI/Një kërkesë modeste për miqtë e LSI

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Historiku i PD-së/ Berisha: Qeveria jonë luftoi me zero tolerancë krimin dhe bandat e tij

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Ironizon ish-aleati i Bashës/ Filloi revolucioni i PD-së?

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  “Terrorizon dhe nxit konflikte”/ Lefter Koka i përvishet Ilir Metës

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin/ Zbulohet deputeti që i ndërroi kartën Robert Bitrit (Video)

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Historiku i PD-së/ Berisha: Qeveria jonë luftoi me zero tolerancë krimin dhe bandat e tij

LEXO EDHE:  Historiku i PD-së/ Berisha: Qeveria jonë luftoi me zero tolerancë krimin dhe bandat e tij

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE