LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Ben Blushit/ Qeveria po fal taksat e papaguara të klientëve të saj

30 Mars 2017, 10:11, Aktualitet CNA

Kreu i LIBRA, Ben Blushi, hodhi akuza ndaj Qeverisë, e cila sipas tij, po fal taksat e papaguara të klientëve të saj. Këto akuza ai i parashtroi gjatë seancës së sotme në Kuvend, ndërsa nënvizoi se borxhi është 1.78 miliard, nga të cilat fshihen 1/3. Pyetja të cilën ai parashtroi ishte pse ndodhte në këtë kohë.

?Pse tani? Pse jo me amnisti? Ky parlament sipas Kushtetutës të fal detyrimet, gjobat. Amnistia ka ndodhur në disda raste. Kjo nuk është një amnisti. Ky Parlament nuk ka sjellë një amnisti, ka sjellë një ligj të thjeshtë?, tha ai.

Ben Blushi tha se borxhet qe falen nga ky ligj qe është sjellë në parlement janë të klientëve të qeverisë. Shikojeni ligjin, theksoi ai, fshihen detyrimet e kompanive që janë regjistruar në AKBN, aty janë kompanitë që kanë pasuritë tona kombëtare. Përfshi edhe Bankers dhe të tjerë që shfrytësojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të paguajnë për të pasur këto fshirje./CityNews

 

 

 

Lajmet e fundit nga