LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në Fiks Fare/Urdhërohet pezullimi nga detyra i policit

29 Mars 2017, 21:02, Aktualitet CNA

Policia e Shtetit ka reaguar pas skandalit të publikuar në emisionin investigative Fiks Fare, ku një punonjës policie shfaqej duke marrë 200 euro për një vërtetim.

Policia njofton se ka urdhëruar menjëherë pezullimin nga detyra të punonjësit të policisë, Lek Marku, me gradë ?inspektor?.

Ja reagimi i plotë i policisë:

Pas transmetimit të emisionit investigativ “Fiks Fare” ne Tch, ku shfaqej nje punonjës policie i Komisariatit të Policise nr. 1 në Tiranë, i dyshuar për shkelje në detyrë, Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës, ju informojme se:

Drejtori i Policisë së Shtetit menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, Lek Marku, me gradën “inspektor”.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka nisur hetimin disiplinor “për shkelje të rëndë”.
Po në lidhje me këtë ngjarje, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të provuar nëse ka apo jo elementë të veprës penale.

Policia e Shtetit falënderon median dhe i fton ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve të Policisë me detyrën, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit./CityNews

Lajmet e fundit nga