LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria Rrugore dhe Detare/Dervishaj në konferencën ndërkombëtare

29 Mars 2017, 17:03, Aktualitet CNA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka marre pjesë në punimet e konferencës ndërkombëtare për Sigurinë Rrugore dhe Detare që u mbaj në Valletta të Maltës. Konferenca u zhvillua nën kujdesin e Eurokomisioneres për Transportin Violeta Bulc, me pjesëmarrjen e ministrave të Bashkimit Europian, dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Dervishaj në fjalën tij në konferencë theksoi se siguria rrugore është një prioritet për Ministrinë e Transportit, dhe po punohet për ta sjellë në standarte europiane.

“Çështja e Sigurisë Rrugore, është shumë aktuale në Shqipëri por nga statistikat edhe në vendet e tjera të rajonit dhe në BE. Siguria rrugore është një prioritet për Qeverinë Shqiptare. Ne bashkë me gjithë aktorët e përfshirë në çështjet e sigurisë rrugore, jemi duke punuar për të përmirësuar situatën për të pasur standarte europiane. Një element i rëndësishëm i punës sonë, është ndërgjegjësimi i publikut dhe në veçanti i drejtuesve të automjeteve, si të rinj apo me eksperiencë, që të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën, për të ruajtur veten dhe të tjerët. Nuk duhet harruar se siguria rrugore, është përgjegjësi e strukturave shtetërore, por edhe e drejtuesve të automjeteve, që kanë një rol të rëndësishëm nw shmangien e aksidenteve. Ne besojmë se kemi ende punë për të bërë për të sjellë standartet e kërkuara, dhe për këtë arsye mendoj se kjo kërkon një angazhim jo vetëm kombëtar, por gjithashtu rajonal dhe europian”.

Eurokomisionerja për Transportin Violeta Bulç, falenderoi në mënyrë të posaçme ministrin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për angazhimin e shfaqur në përmirësimin e sigurisë rrugore. Zonja Bulç theksoi se ky është problem që shtetet duhet ta përballojnë duke adoptuar strategji, për të ulur numrin e aksidenteve fatale.

Në përfundim të punimeve Ministrat e Transportit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, aprovuan edhe deklaratën e Vellettës, për më shumë vëmendje ndaj rritjes së sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të aksidenteve me pasoja fatale./CityNews

Lajmet e fundit nga